E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistan, forcat e NATO-s hapin zjarr në demonstratë

Banorë lokalë në Afganistanin jugor thonë se trupat ndërkombëtare hapën zjarr në një demonstratë, duke plagosur disa vetë.
NATO-ja pohoi se trupat ishin të pranishme sot në një demonstratë në provincën e Helmandit, por shtoi se një ushtar i forcave kryengritëse qëlloi në drejtim të njerëzve. Aleanca tha se trupat e identifikuan ushtarin dhe e vranë atë.
Në një deklaratë të NATO-s thuhet se nuk pati vitikima të tjera. Po në Helmand, në një deklaratë të NATO-s thuhet se dy avionë pa pilot vranë dje 16 persona të dyshuar si militantë, në rajonin Nou Zad.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›