E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanjë trondit tregjet

Frika se rajonet spanjolle mund të ndjekin Valencian e të kërkojë ndihmë financiare nga Madridi kanë tronditur tregjet. Një gazetë lokale në Murcia, një nga rajonet më të vogla të Spanjës, duke cituar krerët e rajonit tha se ata do të kërkojnë ndihmë deri në 300 milionë euro.
 

Të premtën Valencia kërkoi nga qeveria qëndrore për një shpëtim financiar. Yieldet e obligacioeneve 10-vjeçare spanjolle u rritën në 7.4% teksa eruo ra kundrejt yen-it. Shumë prej rajoneve të Spanjës kanë nevoja të larta të huamarrjes dhe spekulimet se një numër i tyre do të ndjekë Valencian janë në rritje ndërkohë që vetë Madridi ka patur probleme sa i takon huamarrjes.
 

Në tregjet aziatike gjatë natës euro ra kundrejt yen-it japonez i cili ka vepruar si një monedhë e sigurt që nga 2008 -ta në krizën financiare mes frikës se problemet e borxhit në Spanjë janë përkeqësuar.
 

Euro ra në 94.37 yen, niveli i saj më i ulët që nga Nëntori 2000. Analistët thanë se zhvillimet në Spanjë dhe kriza e borxhit në Eurozonë u përkeqësua dhe u përhap në ekonomitë më të mëdha të rajonit.
 

Eurozona është një treg i rëndësishëm për eksportet aziatike dhe ka shqetësime se kërkesa nga rajoni mund të ulët në të ardhmen e afërt. Në të njëjtën kohë një euro më e dobët i shton problemet e eksportuesve aziatike pasi i bën mallrat e tyre më të shtrenjtë për blerësit e rajonit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›