Ndihma shqiptare për integrim

Qeveria e Shqipërisë ka rikonfirmuar mbështetjen për procesin e integrimit të Kosovës në strukturat euroatlantike.
Kjo mbështetje i është konfirmuar Ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, të martën në Tiranë, nga Kryeministri shqiptar, Sali Berisha dhe Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha.
Kryeministri Berisha shprehu gatishmërinë e Qeverisë shqiptare për të ndarë përvojën me Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave, me fokus në prodhimin e dokumenteve elektronike të sigurisë së lartë, segment ky në të cilin Shqipëria është vlerësuar me notë maksimale nga Komisioni Europian.
Ndërsa, gjatë takimit me Ministrin Basha, Rexhepi ka marrë premtimin nga homologu shqiptar për ndihmat teknike administrative për përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave për kosovarët.