Ndihma shtetërore, tani skemë e re financimi
13/10/2009 Komisioni i Ekonomisë
Miratohen ndryshimet në ligjin "Për ndihmën shtetërore", duke i hapur rrugën bizneseve të vogla dhe të mesme për të përfituar ndihmë financiare nga shteti deri në 400 mijë euro. Ndryshimi parashikon mbështetje financiare për ndërmarrjet e vogla të sapokrijuara dhe të regjistruara për herë të parë në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, 12 muajt e fundit. Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miratoi dje këtë ndryshim, sipas të cilit kufiri maksimale për të mbështetur SME-të, do të jetë 400 mijë euro, nga 200 mijë euro që ishte në ligjin e mëparshëm, ndërsa intensiteti i ndihmës për 3 vitet e para është 40 për qind dhe për 2 vitet pasardhës bëhej 30 për qind. “Ndryshimet e propozuara në këtë projektligj synojnë përdorimin sa më të mirë të fondeve publike, ndërkohë në vetvete ky projektligj nuk ka asnjë ndikim financiar në buxhetin e shtetit”, - tha drejtore e Ndihmës Shtetërore pranë Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Edlira Boraj. Ligji parashikon ndihmë për të gjitha ndërmarrjet private ose publike, përjashtuar ato që operojnë në sektorin e bujqësisë dhe peshkimit. Gjithashtu, shteti do të paguajë kostot e pagave për punonjësit me aftësi të kufizuara deri në masën 75 për qind dhe në masën 50 për qind për punonjësit në vështirësi.