Plagoset me gurë futbollisti Erion Hoti
13/10/2009 Policia identifikon agresorin, shpallet në kërkim. Grindja për motive familjare
SHKODER - Shtetasi 24-vjeçar Erjon Hoti, ish-futbollist i “Vllaznisë” së Shkodrës, aktualisht pjesë e ekipit të futbollit të “Apolonisë” së Fierit është plagosur dje nga një goditje me sende të forta. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 të ditës së djeshme në trotuarin mes “Lulishtes së Institutit” dhe kishës ortodokse të Shkodrës, rreth 300 metra nga Universiteti “Luigj Gurakuqi “ i Shkodrës. Menjëherë pas lajmërimit në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë së Shkodrës, të cilat kanë marrë në pyetje dëshmitarët okularë ndërkohë që grupi i gatshëm është vënë në ndjekje të autorëve të ngjarjes.
Plagosja
Burimet policore shprehen se ngjarja ka ndodhur në kohën kur shtetasi Erjon Hoti, po ecte në trotuarin para kishës ortodokse. Dy persona që po udhëtonin me një automjet tip Alfa Romeo kanë ndaluar në rrugë pranë tij dhe kanë dalë me shpejtësi për të debatuar me futbollistin Hoti. Debati mes tyre është acaruar deri atë pikë sa shtetasit kanë filluar të përleshen mes tyre. Në këto momente njëri nga shtetasit që i kishte dalë para shtetasit Hoti, ka marrë një gurë në tokë dhe e ka goditur atë pas koke. Pas këtij veprimi shtetasi Hoti është rrëzuar në tokë ndërkohë që dy shtetasit janë larguar me mjetin e tyre tip Alfa Romeo. Forcat e policisë, të mbërritura në vendngjarje kanë dërguar futbollistin e plagosur në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Sipas mjekëve të këtij spitali, futbollisti Hoti ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë burimet policore shprehen se nga të dhënat paraprake është identifikuar autori i kësaj ngjarje dhe shkaqet e saj. Të njëjtat burime shprehen se konflikti kishte ndodhur mes shtetasit Hoti dhe ish kunatit të tij Agim Bicakami. Shkak mendohet të jetë bërë ndarja e shtetasit Hoti nga e fejuara e tij që ishte motra e agresorit. Blutë e Shkodrës janë vënë në kërkim të të akuzuarit për këtë ngjarje, ndërkohë që vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj ngjarje.