E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjinushi: S’ia keshillojme Metes te ike nga e majta ne te djathte

Partia Socialdemokrate nuk resht se akuzuari Levizjen Socialiste per Integrim. Kesaj radhe akuzat kane si baze kalimin e kesaj te fundit ne kampin kundershtar, duke i dhene avantazh te djathtes. Kreu socialdemokrat, Skender Gjinushi, referuar deklarates se kryetarit te LSI-se, Ilir Meta, per te dale si parti me vete ne zgjedhje, vleresoi se, “nese deklarimi do te thote ikje nga e majta dhe kalim ne te djathte, atehere ky eshte vullnet politik i cdo partie dhe kete s’ia keshillojme askujt. Ne, si PSD, nuk kemi ndermend qe te shkojme djathtas. Nese flitet per deklarime se si do te paraqitet ne zgjedhje eshte e parakohshme”. Sipas tij, keto kercenime apo deklarata jane te parakohshme, pasi duhet qe fillimisht te percaktohet nje sistem zgjedhor adekuat, i pershtatshem. “Vemendja duhet perqendruar tek ajo qe eshte organizimi i zgjedhjeve dhe kete radhe thembra e Akilit jane kartat dhe listat. Nese nuk rregullohen keto do te kemi te njejtat episode dhe probleme qe kishim dhe ne zgjedhjet vendore te vitit 2007. Ketu duhet te jete vemendja kryesore dhe rrjedhimisht deklarime te parakohshme per presione te caktuara nuk e justifikojne kete”, nenvizoi Gjinushi gjate fjales se tij, lidhur me kete ceshtje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›