Serbia paguan delirin e Miloshevicit*
Ne romanin e tmerrshem ''Dervishi dhe vdekja'', nje nga librat qe eshte rrekur te keqyre deri ne fund perversitetin e shpirtit njerezor, jo vetem ne Ballkan, Mesha Selimovic** pyet nese do te marrin fund ndonjehere ndeshkimet dhe dhimbjet: ''Ate dite do ta pyesim Ferrin: u ngope? Dhe Ferri do te pergjigjet: a ka me?" Ate dite, me shpalljen e pavaresise se Kosoves, ndoshta i erdhi radha Serbise. Mbaroi shperberja e Jugosllavise? A ndaloi deshtimi i nje kombi te dehur me nacionalizem? Apo, sic edhe Ferri e pyet Selimovicin, a ka me? Nese Serbia nuk zgjohet nga gjumi i viktimizimit dhe i mllefit, qe eshte shfaqur si nje makth vdekjeje, pergjigjja do te jete perseri e dhimbshme. E kane kuptuar serbet valle, pse tokes se tyre iu largua edhe pjesa e fundit?
Deliri i Serbise vazhdon qe prej 20 vjetesh, qe nga ajo dite gri e prillit te vitit 1987, ne te cilen Sllobodan Miloshevici, Mefistofeli i Jugosllavise, ne vend qe te qetesonte serbet e Kosoves, te cilet hidhnin gure dhe akuzonin mazhorancen e shqiptareve etnike se kerkonin t'i eliminonin, i mori ne mbrojtje: ''Ju duhet te qendroni ketu. Kjo eshte toka juaj. Keto jane shtepite tuaja. Lendinat dhe kopshtet tuaja. Kujtimet tuaja''. Policet, te turbulluar, i ulen shkopinjte e gomes. Mujsharet dhe te mashtruarit filluan te therrisnin ne rrokje emrin e carit te ri: ''Sllo-bo, Sllo-bo''; baruti i nacionalizmit ishte ndezur. Dhe ne diten e Shen Vitos, ne 1989-en, ne te cilen nje milion serbe u gjenden ne Fushe-Kosove per te perkujtuar humbjen kunder turqve ne vitin 1389, Miloshevici shpalli: ''Gjashte shekuj me pas jemi ende ne beteje''. Jo vetem beteja, por tre apo kater luftera qe erdhen me pas ne Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe me ne fund ne Kosove, u humben nga Serbia, e cila provoi edhe fushaten ajrore te NATO-s, ne vitin 1999, kunder Beogradit.
Mbaroi apo ''a ka me?". Njezet vjet jane pothuajse nje brez. Me tragjedine e Jugosllavise u plakem: per kedo qe ka ndjekur zbritjen ne ferr, ka qene nje traume e pasherueshme.
Nese kishte ndonje vend, qe ne renien e komunizmit dukej i gatshem per te perqafuar jeten 'ala' perendimore, kjo ishte Jugosllavia e te rinjve qe ishin gati per ne Evrope, e te rinjve qe flisnin anglisht, e te rinjve qe lexonin librat dhe shihnin filmat tane. Por, ne vend te kesaj, djalli perhumbej ne Serbine rurale, ne malet e egra te Dalmacise dhe ne barerat e Danubit. Kombi shkonte drejt shkaterrimit, si ne nje takim qe nuk mund ta linte pa e bere. Nje mbremje, ne restorantin prane nje kodre ne Dedinje, dy mikesha, nje serbe dhe tjetra kroate, kendonin kenge te vjetra partizane, nen shoqerine e nje kitare. Pak dite me pas, me 25 qershor 1991, me shpalljen e pavaresise se Sllovenise, kjo bote nostalgjike vdiq pergjithmone: ende sot, dy mikeshat e atehershme nuk jane takuar me. Natyrisht, Miloshevici ka fajin me te rende. Te ky njeri kishte dicka te dhunshme qe te kallte krupen, nje sjellje arrogante, njeri qe perqeshte kedo qe kishte perballe dhe kishte nje shpirt acid: gjate neteve te negociatave te paperfunduara ne pallatin e ngrire federal te Beogradit, kur treshja e ministrave evropiane kerkonte ndalimin e shperberjes se pashmangshme, Miloshevici dilte i fundit nga zyrat e tyre dhe kundermonte shlivovice (raki kumbulle) ndoshta per te cuar drejt masakres nje komb, duheshin avujt e alkoolit. Por, ai nuk ishte vetem. Ishin militaret, prifterinjte, shkrimtaret si Dobrica Cosic, frymezues i manifestit revanshist te Akademise se Shkencave dhe Artit, apo Milorad Pavic, i cili me ndjenjen e viktimizimit qe i percaktonte serbet si ''hebrenjte e Ballkanit'', kerkonte te ushqente shovinizmin. Nderkohe, nga ana tjeter ishin kroatet si Franjo Tugjman qe i pergjigjeshin po ashtu me nacionalizem. Por, ishte Miloshevici, i cili vdiq perpara se Gjykata e Hages ta denonte, i cili u la serbeve nje trashegimi me te helmet: ndjenjen per te pasur menjehere nje largim, qe nuk e kishin kryer.
Miloshevici donte te krijonte nga Jugosllavia nje Serbi te Madhe. Coi Slavonine drejt asgjesimit, njesoj si ne Vukovar, por e humbi. U hakmor mbi Krajinen e Kroacise, por e humbi dhe provokoi eksodin e mijera serbeve nga malet e Kninit, mbi Zare. Bombardoi Dubrovnikun dhe e humbi. Kerkoi gjenocidin e myslimaneve te Bosnjes, rrethoi Sarajeven dhe krijoi mostra si Radovan Karaxhici dhe Ratko Mlladic, njeriu qe eliminoi shtate mije shpirtra njerezish ne Srebrenice per asgje. Pastaj, kerkoi te debonte shqiptaret etnike te Kosoves dhe e solli luften ne shtepi. Ashtu si Mali i Zi , iku edhe Kosova. “Serbia e Madhe'', e katandisur ne nje ''Beograd te Madh'' eshte ende e corientuar perderisa votoi 49 per qind per partine e fashistit Vojisllav Sheshelj, i cili ndodhet ne burg ne Hage. ''A ka me?'' pyet Ferri Mesha Selimovicin. Nuk do te kete me, kur kuterbimi i Mefistofelit te marre fund.
(*) Marre nga: ''Corriere della Sera''
(**) Mehmedija (Mesha) Selimovic (1910-1982) eshte nje nga shkrimtaret me te medhenj boshnjake te shekullit XX. Njihet sidomos per romanin ''Dervishi dhe Vdekja''.