E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndihmë ekonomike më e lartë për jetimët

Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta ka përfunduar ndryshimet në ligjin "Për Ndihmën dhe Shërbimet Shoqërore", përmes të cilit për herë të parë parashikohet mbështetja me ndihmë ekonomike më të madhe edhe për jetimët.
Për herë të parë parashikohet mbështetja me ndihmë ekonomike edhe për jetimët që nuk kalojnë nga qendrat rezidenciale, por mbahen nga të afërm të tyre, pasi vlerësohet se rritja nga të afërmit dhe pranë komunitetit ndikon pozitivisht në përgatitjen dhe mirërritjen e tyre. Sipas legjislacionit në fuqi, fëmijët jetimë deri në moshën 15 vjeç trajtohen në institucionet publike të përkujdesit shoqëror. Atyre që, pas kësaj moshe, ndjekin arsimin e mesëm profesional, u garantohet bursë e përmuajshme dhe sistemohen në konviktet e shkollave. Jetimët që nuk vazhdojnë arsimin e lartë, me largimin nga institucionet, trajtohen me pagesë të ndihmës ekonomike nga njësia vendore deri në momentin e punësimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›