E Diel, 1 Nëntor 2026

Program tarifor "Life" për klientët

Kompania e telefonisë mobile "Eagle Mobile" ka lançuar fushatën më të re të numrave me tarifë individuale me kontratë, me programet e quajtura Life. E shprehur me sloganin "Unë ndryshova jetën me këtë kontratë", tarifa Life përbëhet nga 4 programe brenda saj Life, Life +, Life 60 dhe Life 120.

• Life ofron çdo muaj për të gjithë abonentët "Eagle" 30 minuta falas drejt çdo numri Eagle dhe 15 SMS falas po brenda "Eagle".

• Life + ofron çdo muaj thirrje zanore pa limit brenda "Eagle" dhe 40 SMS falas po brenda "Eagle".

• Life 60 ofron çdo muaj 60 minuta falas dhe 30 SMS falas drejt të gjitha destinacioneve kombëtare.

• Life 120 ofron çdo muaj 120 minuta falas drejt të gjitha destinacioneve kombëtare, si dhe 50 SMS falas.

Çmimi mjaft i favorshëm kundrejt numrave fiks është 18 lekë për minutë dhe kundrejt numrave mobile 25 lekë për minutë, ndërkohë që një SMS drejt numrave "Eagle" është 10 lekë, drejt operatorëve të tjerë është 13 lekë dhe drejt destinacioneve ndërkombëtare 15 lekë.

Për secilin program tarifor kompania "Eagle Mobile" ofron edhe 50 MB internet falas për të gjithë abonentët për muajin e parë.

"Eagle Mobile" nuk ka pushuar së ofruari risi në tregun shqiptar. Kjo kompani është e vendosur të mbajë të njëjtin ritëm edhe në të ardhmen, duke bërë që shqiptarët të arrijnë të kenë një telefon celular që ta përdorin jo vetëm për të kryer thirrje zanore apo të dërgojë mesazhe të shkurtra SMS, por edhe të përfitojnë nga shumë shërbime të tjera novatore që do ta lehtësojnë mjaft jetën e përdoruesve të këtij operatori. Programet individuale Life që pritet t‘u japin jetë dhe larmi abonentëve të "Eagle Mobile", vijnë pas lançimit të programeve tarifore Proring Corporate dhe Proring Business që kishin për qëllim bizneset e vogla e të mesme, si dhe korporatat në Shqipëri.

Me rastin e njëvjetorit të kompanisë më të re të telefonisë celulare, telefonatat me numrat ndërkombëtarë dhe kundrejt operatorëve të tjerë celularë në vend u ulën deri në 50%.

"Eagle Mobile" sjell dhe do të vazhdojë të sjellë për publikun shqiptar novacione dhe surpriza të reja edhe këtë vit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›