E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëri-Kosovë, bashkë edhe në shkencë e art

Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe ajo e Kosovës janë angazhuar dje për një bashkëpunim kërkimor-shkencor e artistik 2-vjeçar, gjatë nënshkrimit të protokollit për vitet 2009-2011.
Gudar Beqiraj për akademinë shqiptare dhe Besim Bokshi për atë kosovare ishin nënshkruesit e këtij dokumenti. Pala kosovare me ftesë të Akademisë Shqiptare të Shkencave në këtë vizitë disaditore në Shqipëri ka pasur si qëllim zgjatjen e bashkëpunimit mes të dyja institucioneve.
Protokolli i ri parashikon vazhdimin e projekteve të përbashkëta të nisura në periudhën 2006-2008 në fushat e shkencave shoqërore albanologjike dhe të shkencave natyrore e teknike, si dhe bashkëpunimin për veprimtari të tjera. Këto konsistojnë në fushën e standardizimit të gjuhës shqipe, në hartimin e fjalorëve terminologjikë, në fushën e arkeologjisë, të kulturës popullore, të historisë, në përkujtimin e figurave të shquara kombëtare, në veprimtaritë në fushën e biologjisë, hidrometeorologjisë dhe të sizmiologjisë. Në këtë protokoll bëjnë pjesë edhe tematika të reja si studimi pilot për menaxhimin e ekosistemeve natyrore, inventarizimi i virozave dhe shëndetësimi i materialit mbjellës të specieve frutore dhe vreshtave, zhvillimi i teknologjive të informacionit, bashkëpunimi në fushën e studimeve për përdorimin e metodave bërthamore dhe atomike, konferenca shkencore për algjebrën dhe analizën
funksionale e fusha të tjera.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›