Strehimi, kredi lehtësuese për 250 familje
Programi i banesave me kosto të ulët në Bashkinë e Tiranës do të bëjë të mundur që 250 familje në kryeqytet të përfitojnë kredi të buta ose siç konsiderohen ndryshe, me kushte lehtësuese. Përfaqësues të pushtetit vendor kryeqytetas që bëjnë të ditur një lajm të tillë pohojnë se përfitues do të jenë kategoritë në nevojë, e sidomos të pastrehët që nuk kanë mundësi ekonomike për të blerë banesa. "Në Programin e Banesave me Kosto të Ulët, i cili bëhet për herë të parë publik, do të jepen 250 kredi të lehtësuara, të cilat do të ndikojnë sadopak në zbutjen e problemeve të kësaj kategorie", shprehen përfaqësuesit e Bashkisë së Tiranës. Sipas kritereve të përcaktuara në këtë program familjet aplikuese duhet të kenë një sasi të ardhurash deri në 41000 mijë lekë në muaj për familjet e përbëra nga (1-2 persona). 52000 lekë për ato me 2-3 persona, si dhe 73000 lekë të ardhura
mujore për familjet me 4-5 persona. Fituesit e kredive do të jenë ata të cilët do të kenë pikët maksimale. Vlerësimi dhe përzgjedhja do të bëhet në përputhje me sistemin e pikëzimit, i cili është miratuar në mbledhjen e Këshillit Bashkiak kryeqytetas, në dhjetor të vitit 2008. Pas përzgjedhjes, lista e fituesve do të kalojë për miratim pikërisht në këtë organ, atë të Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe më pas dokumentacioni do t‘i kalojë bankës, për dhënien e kredisë. Që ky proces të jetë sa më transparent bashkia i ka dërguar njoftimet paraprake në të gjitha njësitë bashkiake të kryeqytetit, për të informuar familjet të cilat janë të interesuara që të përfitojnë nga Programi i Banesave me Kosto të Ulët. Ky projekt i ri shkon paralel me Programin e Bonusit të Strehimit që funksionon prej tre vitesh dhe administrohet nga Drejtoria e Menaxhimit dhe Strehimit pranë Bashkisë së Tiranës. Në
dhjetor të vitit 2007, në lidhje me strehimin, kryebashkiaku Edi Rama premtoi se "në 5 vitet e ardhshme do të zgjidhet problemi i strehimit për rreth 3 mijë vetë, që do të arrihet nëpërmjet ndërtimit të banesave sociale me kosto të ulët, banesa me qira të ulët, me qira normale si dhe nëpërmjet subvencionit të qirasë për shtresat në nevojë".
Bashkia e Tiranës, lidhur me çështjen e strehimit funksionon mbi bazë të një programi 10-vjeçar të strehimit social, i cili është miratuar me vendim të Këshillit Bashkiak që në vitin 2006. Edhe kriteret mbi të cilat të pastrehëve dhe kategorive të tjera në nevojë u lind e drejta për të aplikuar në një nga programet e bashkisë kryeqytetase gjenden në faqen zyrtare të internetit të vendorëve të Tiranës. Po kështu ato mund të merren edhe në sportelin kryesor të informacionit pranë bashkisë dhe në të gjitha njësitë bashkiake në formën e fletëpalosjeve informative.