E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Shkelje ligjore në zgjedhjet e UT-së"

Ka përfunduar dje pasdite procesi i pjesshëm zgjedhor në Universitetin e Tiranës. Por duket se jo gjithçka ka vijuar ashtu sikundër pritej, ndryshe nga zgjedhjet e janarit 2008.
Përfaqësues të rektoratit të universitetit më të madh në vend kanë bërë me dije se do të bëjnë publik një seri shkeljesh të evidentuara gjatë këtij procesi, sidomos në Fakultetin e Mjekësisë. Dita e djeshme ka shenjuar edhe mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme në disa nga universitetet publike në vend për ato që ndryshe mund të quhen poste "të nivelit të dytë", si përgjegjës departamentesh dhe pozicione të tjera të domosdoshme në mirëfunksionimin e këtyre institucioneve të arsimit të lartë.
Përmes një urdhri të veçantë të Ministrisë së Arsimit ky raund zgjedhor, u zhvillua dje. Ai u konsiderua i pjesshëm për vetë faktin se aty do të zgjidhen kandidatët për vendet që nuk u plotësuan gjatë zgjedhjeve të fundit në përputhje me ligjin e ri të arsimit të lartë. "Fushata" zgjedhore universitare sipas urdhrit të MASH-it ka nisur që më 26 mars për t‘u finalizuar këtë të hënë. Por, ndërsa pritej që gjithçka të shkonte në mënyrë të qetë dhe të rregullt duket se nuk ka ndodhur kështu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›