E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndihmë, vetëm nëse rrezikohet euroja

Koalicioni i Kristian Demokratëve i kancelares gjermane, Angela Merkel dhe Demokratët e Lirë do ta mbështesin ndihëm financiare Greqisë, nëse rrezikohet euroja, deklaroi Folker Kauder, nga CDU-ja.

Ai theksoi se partia e tij do ta ndihmojë Greqinë nëse është e domosdoshme, por ndihma financiare do të kushtëzohet rreptë. Në Gjermani është përhapur kundërshtimi i opinionit për t'i ndihmuar Greqisë, kurse Merkel disa herë ka kërkuar masa dhe kushte më të rrepta në këmbim të ndihmës për Greqinë.

Greqia është ë zhytur në borxhe, të cilat arrijnë mbi 300 miliardë euro, ndërsa për ta zbutur krizën, autoritetet e vendit kanë ndërmarrë një varg masash financiare, të cilat janë kundërshtuar me protesta të mëdha nga qytetarët.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›