E Diel, 1 Nëntor 2026

AKEP favorizon operatorin e katërt, shtyhet sërish afati i futjes në treg

Operatori i katërt celular më 8 korrik në treg, priten tarifa të njëjta me kompanitë e tjera


Operatori i katërt i telefonisë celulare do të hyjë në treg në 8 korrik. Burime zyrtare nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postave bënë të ditur se me kërkesë të kompanisë fituese është vendosur fillimi i korrikut si datë e fundit për hyrjen në treg.

Ndërkohë që kjo është hera e tretë që AKEP miraton shtyrjen e datës së hyrjes së treg të kompanisë të katër celulare. Pala koncencionare ka argumentuar shtyrjen e afateve me faktin se i duhet kohë për plotësimin e kushteve teknike, kërkesë e cila është pranuar nga autoriteti kompetent në vend. Hyrja e operatorit të katërt në tregun e kompanisë celulare në treg, nuk pritet ndikojë në uljen e tarifave të telefonisë celulare në treg.


Afatet
Pas përfundimit të gjithë procedurave ligjore për hyrjen e operatorit të katërt në tregun e telefonisë celulare dalje e tij në treg u vendos në muajin mars. Më pas me miratim të AKEP është caktuar 22 qershori, por në këtë datë kompania celulare nuk është gati për të hyrë në tregun e komunikacionit dhe për këtë qëllim është caktuar data 8 korrik. Qeveria shqiptare ka vendosur që të japë licencën e operatorit të katërt të telefonisë së lëvizshme pa zhvilluar tender. Tenderi për dhënien e kësaj licence ka dështuar, por kjo nuk e ka penguar qeverinë që t'i kërkojë parlamentit që t'i hapë dritën jeshile konsorcinarit që ka ngritur Postë-Telekomi i Kosovës për marrjen e kësaj licence. Tenderi ishte anuluar nga Enti Rregullator i Telefonisë, që edhe zhvilloi tenderin për shkak se asnjë nga firmat nuk arriti që të plotësojë kriteret e vendosura. Kjo nuk e ka penguar qeverinë që të shpallë fituese dhe t'i japë licencën Postë- Telekomunikacionit, Kosovë (PTK) që përfaqëson kompanitë Union Grup, Infosoft, Albania Drink Distribution, ACI Engineering sh.p.k. Bashkimi i tyre ofroi 7.2 milionë euro për licencën e telefonisë së katërt celulare në Shqipëri. Vendimi i Këshillit të Ministrave  dhe më pas miratimi në Kuvend i hapën rrugë nisjes së punës për instalimin e pajisjeve për operatorin e katërt.


Relacioni
Në relacionin që shoqëron kërkesën e qeverisë theksohej se edhe pse pati shumë interes nga kompani të ndryshme për tenderin e licencimit të operatorit të katërt, ditën e tenderit u paraqitën vetëm 2 bashkime ofertuesish, PTK me 4 kompanitë shqiptare, si dhe Universal PG. Oferta e shpallur nga Universal PG u shpall direkt e pavlefshme, pasi nuk plotësoi kushtet për dokumentacionin standard sipas ERT. Në këtë rast oferta e Postë-Telekomunikacion Kosova me 7.2 milionë euro edhe pse rezultoi me ekonomike, nuk mund të shpallej fituese pasi sipas procedurave të prokurimit publik dhe rregullave të prokurimit përcaktohet se një garë është e suksesshme kur numri i ofertave konkurruese duhet të jetë më shumë se numri i frekuencave, që do të thotë se numri i garuesve duhet të ishte domosdoshmërish 2 kompani. Por qeveria nuk e merr parasysh këtë fakt dhe i kërkon parlamentit që t'i japë në përdorim frekuencën për 15 vjet bashkimit të ofertuesve përfaqësuar nga Posta e Kosovës. Qeveria argumentoi se fituesi i jep ofertën më të mirë për tarifën e bisedës së telefonisë mobile. Qeveria argumentoi se "një vonesë në licencimin e operatorit të 4 do të shkaktonte humbje në ekonomi, pasi edhe pas licencimit të operatorit të tretë, Eagle Mobile, çmimet mbeten ende të larta".


Procedurat
Është shpallur procedura e tenderit, në bazë të procedurave të përcaktuara me një vendim te Këshillit të Ministrave dhe të hartuar nga AKEP-i. Në këtë tender që është zhvilluar në datë 20 shkurt kanë marrë pjesë 2 kompani, Postë Telekomunikacioni i Kosovës i shoqëruar me një konsorcium biznesi nga një grup biznesmenësh shqiptarë dhe një kompani e dytë, e cila që në fillimin e ekzaminimit të dokumentacionit (nga KVO ) është vlerësuar negativisht për shkak se ka pasur mungesa të theksuara në paraqitjen e dokumentacionit. Një debat me anëtarët e AKEP-it, për vendosjen e çmimit, ku në shprehjen e interesit ka pasur 2 çmime të fiksuara ( 1 milion dhe 5 milion euro). Ka pasur një insistim të gjatë për tu mbajtur çmimi minimal prej 1 milion Euro, ndërkohë që Ministria e Transporteve ka kërkuar me këmbëngulje, që çmimi minimal të ishte ai më i larti i ofruar në shprehjen e interesit prej 5 milion Euro-sh.


Debatet në kuvend
Kuvendi ka miratuar me votat e mazhorancës projektligjin Për dhënien e së drejtës së përdorimit, për 15 vjet, në brezin e frekuencave e GSM dhe GSM 1800, kompanisë PTK, pra futjen e operatorit të katërt celular në tregun shqiptar. Kryeministri Sali Berisha tha gjatë debatit në Kuvend tha se janë bërë përpjekje për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga licenca e operatorit të katërt, ndërsa theksoi se nuk është bërë asnjë lëshim ndaj askujt dhe kompania fituese ofroi çmimin më të lartë. Me nota të ashpra ai akuzoi kryetarin e socialistëve se ngre zërin kundrejt çdo koncesioni që është dhënë në vend duke e quajtur këtë veprim të rrezikshëm. Unë do tu them shqiptarëve një gjë. Pati përpjekje të papranueshme për të marrë licencën. Unë them se këta zotërinj janë shumë të rrezikshëm, flasin për rimbursim dhe sulmojnë koncesionet. Nuk është bërë asnjë lloj lëshimi, as më i vogël, ndaj askujt, por janë bërë përpjekje gjatë procesit të këtij licencimi nga më të papranueshmet për të përfituar në mënyrë të paligjshme licencën. Kemi të bëjmë me një politikë e përcaktuar nga një binom, Edvin Koço, kjo është e vërteta, tha Berisha sipas të cilit për akuzat që i bëhen qeverisë ka një politike të përcaktuar mirë. Ndërkohë që kryetarja e grupit të PS-së, që në fillim të fjalës deklaroi se miratimi është bërë fshehtas, duke përfituar nga mungesa e deklaruar e opozitës në komision, për shkak të debatit të kartave. Ndërsa Neritan Ceka, në emër të grupit demokristian gjatë fjalës së tij ka mbështetur operatorin e katërt të telefonisë celulare, si e para herë që një kompani shqiptare futet në treg. Gjendja e telefonisë celulare ndryshoi me kalimin e operatorit te tretë në treg, ka theksuar Ceka, duke e cilësuar të habitshëm qëndrimin e Partisë Socialiste. Qeveria zgjodhi që licenca ti jepet për 15 vjet PTK.

Olldashi: Licencimi i rregullt dhe transparent
Ministri i Telekomunikacioneve, Sokol Olldashi pas miratimit të saj në Kuvend ka sqaruar pozicionin e Ministrisë në lidhje me këtë procedurë e cila sipas tij është tërësisht ligjore dhe transparente. Postë Telekomunikacioni i Kosovës dhe Grupi i Biznesmenëve shqiptar kanë ofruar një çmim 7.2 ( shatë pikë dy) milion euro, ndjeshëm më të lartë se çmimi minimal që ne kërkonim prej 5 milion (në dokumentacionin e tenderit), dhe shumë herë më të lartë se çmimi i lobuar prej 1 milion eurosh. Në këto kushte duke qenë se konkurrenti i dytë, ka qenë me dokumentacion të pasaktë dhe duke parë të gjithë përpjekjet që u bënë, për ta dështuar tenderin ( tërheqja e të paktën 3 firmave që ndonëse shprehen interes në garë dhe kërkuan shtyrje afati- në konkurrimin e datës 20 shkurt 2009 nuk u paraqitën).

20 shkurt 2009
Tenderi u zhvillua nga Enti Rregullator i Telefonisë dhe po nga ky u anulua. Sipas këtij institucioni "asnjë nga firmat që synuan operatorin e katërt në vend nuk plotësoi kriteret e vendosura". Pavarësisht shpalljes se pavlefshme tenderit, Këshilli i Ministrave vendosi që licenca ti jepet pa tender Post Telekomunikacionit, Kosovë (PTK) që përfaqëson kompanitë Union Grup, Infosoft, Albania Drink Distribution, ACi Engineering shpk. Bashkimi i tyre ofroi 7.2 milionë euro për licensën e telefonisë së katër celulare në Shqipëri.

18 prill 2009
Qeveria shqiptare ka vendosur që të japë licencën e operatorit të katërt të telefonisë së lëvizshme pa zhvilluar tender. Tenderi për dhënien e kësaj licence ka dështuar, por kjo nuk e ka penguar qeverinë që t'i kërkojë parlamentit që t'i hapë dritën jeshile konsorcium

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›