Takim për Greqinë
Në Washington përfundoi takimi i pranverës së FMN-së dhe Bankës Botërore. Në qendër të diskutimeve ishin ndihmat e FMN-së për Greqinë dhe reformat e sistemit financiar dhe bankar.
Dy tema minuan takimin e pranverës së FMN-së dhe të Bankës Botërore në Uashington. Mediet u përqendruan te fakti që me rastin e Greqisë FMN-ja i ndihmon për herë të parë në historinë e saj një vendi të BE-së dhe të Eurozonës. Ekspertët patën mosmarrëveshje për çështjen se si mund të kontrollohen në të ardhmen më mirë sistemi i financave dhe i bankave dhe ndarja e kostove për rastet e krizave. Dominique Strauss-Kahn, drejtor i FMN-së, u përpoq që t'ua hiqte grekëve frikën prej kushteve tejet të forta me të cilat lidhen kreditë që jep kjo organizatë. Nuk ka pse të keni frikë nga FMN-ja, tha ai, ne përpiqemi t'ju ndihmojmë. Gjithsesi ai nuk dha detaje në lidhje me bisedimet.
Por në këtë mes një pikë është e qartë: Greqia nuk shpëton dot pa kushte të tilla si një kurs strikt konsolidimi, shkurtime në sektorin e shërbimit publik dhe zbatimi në praktikë i një sistemi efektiv taksash - dhe kjo është një gjë e mirë. Sepse, po të mos ndodhë kjo, atëherë 30 miliardë eurot me të cilat do të ndihmojnë vendet e euros Greqinë si dhe 15 miliardët e premtuara nga FMN-ja, do të ishin vetëm një pikë ujë mbi një gur të nxehtë dhe më e vona pas një viti do të hapeshin vrima të reja.
Ndonjë politikani evropian ndoshta nuk i pëlqen që me anë të FMN-së, amerikanët, të cilët kanë në këtë institucion peshën më të madhe të votave, mund të thonë fjalën e tyre brenda Eurozonës. Por kjo është koketëri e gabuar, sepse FMN-ja është organizatë e OKB-së dhe të gjithë anëtarët që paguajnë në këtë fond duhet të kenë të drejtë që të përfitojnë kur janë në nevojë. Veç kësaj, FMN-ja ka edhe përvojën, dhe para së gjithash mekanizmat për realizimin e reformave, që u mungojnë vendeve të euros.