E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kredia rritet me 8 për qind

BSH

Të dhënat e fundit zyrtare të Bankës së Shqipërisë dëshmojnë se kredia për ekonominë mbetet e shtrënguar. Rritja është minimale, disa herë më e ulët sesa mesatarja e 5 viteve të fundit. Sipas Bankës në fund të shkurtit, kredia totale për ekonominë ishte 8 për qind më shumë sesa shkurti i vitit 2009, por periudhën shkurt 2008-shkurt 2009, rritja ka qenë 33%. Politika shtrënguese e bankave ka prekur më shumë individët. Në fund të shkurtit, kredia për individët ishte në total, 139 miliardë lekë, vetëm 1.4% më shumë sesa shkurti i 2009-s. Një vit më parë norma e rritjes ka qenë 25 për qind. Të dhënat e detajuara të Bankës së Shqipërisë tregojnë se në ngërç është kryesisht kredia për ndërtimin, e cila këtë vit është 6 herë më pak sesa një vit më parë. BSH thotë zyrtarisht se situata e likuiditetit në bankat private është e mirë, sidomos tani kur depozitat kanë rifilluar të rriten. Ndaj duket se ngërçi i kredisë tashmë nuk ka të bëjë më me mungesën e parasë në banka, por më shumë i atribuohet politikës së kujdesshme të bankave private, për të evituar përkeqësimin e treguesit të kredive të pashlyera, i cili në dy vjet është trefishuar.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›