Autostrada nis pa mbikëqyrje
-490x320.jpg)
Ndërtimi i autostradës Vërmicë - Merdar, filloi pa mbikëqyrje. Ministria e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit të Kosovës, kohë më parë ka anuluar tenderin për përzgjedhjen e kompanisë që do t’i mbikëqyrë punimet në autostradë. Ndërkaq, ende nuk kanë nisur procedurat për përzgjedhjen e kompanisë së re për mbikëqyrjen e ndërtimit të projektit më madhor në Kosovë.
Në anën tjetër, konzorciumi amerikano-turk, Bechtel&Enka zyrtarisht ka filluar të ndërtojë segmentin e parë të këtij projekti nga Vërmica.
Zyrtarët e MTPT-së thonë se shumë shpejt do të përsëritet tenderi, por nuk shpjegojnë përse po vonohet. Gjithashtu, kjo ministri nuk jep detaje për anulimin e procedurës së përzgjedhjes së kompanisë në tenderin e parë.
“Më parë është anuluar për shkak të kërkesave të reja që kanë dalë nga Ministria në pakon tenderuese”, thekson Xhevdet Pozhari, zëdhënësi i Ministrisë.
Sipas tij, muajin e ardhshëm do të hapet tenderi i ri dhe do të zgjidhet fituesi.
Në njoftimin për anulim të datës 13.04.2010, të publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, thuhet se anulimi ka qenë i nevojshëm për shkak të arsyeve objektive dhe të demonstrueshme, të cilat kanë qenë të paparashikueshme në kohën e inicimit të aktivitetit të prokurimit.
Në këtë tender patën aplikuar pesë kompani prej të cilave më e favorizuara ishte kompania kroate “I.G.H”, e cila ka qenë partner i “Bechtel-Enkas” në autostradën e Shqipërisë. Për mbikëqyrjen e punimeve në autostradën e Kosovës, kjo kompani ka kërkuar 6.2 milionë euro.
Pretendent tjetër për të marrë këtë detyrë ka qenë kompania “Hill International” nga Luksemburgu, “Grusamar” nga Spanja, “IC Consulenten” nga Austria dhe “Louis Berger” nga Franca.
Përveç që nuk dihet ende se kush do t’i mbikëqyrë punimet në autostradë, nuk dihet saktë se nga do t’i bjerë traseja përfundimtare.
Bisedimet e Ministrisë së Transportit me kompaninë kontraktuese, Bechtel&Enka” nuk kanë nxjerrë përfundimin nëse do të bëhet devijimi i trasesë nga Shtimja për t’u ikur tuneleve apo do të vazhdohet me tunele.
Ministri i Transportit, Fatmir Limaj ka thënë se do të angazhojë një kompani të pavarur që të bëjë matjet gjeomekanike, matjet gjeologjike dhe të nxjerrë koston përfundimtare të segmentit nga pritet të bëhet devijimi.
Derisa me kontratë parashihet që autostrada të ndërtohet segment për segment, për fillim do të ndërtohen vetëm dy segmentet e para, që përfshijnë pjesën nga Vërmica deri në Qafë të Dules. Pjesa tjetër e trasesë do të presë derisa të përgatitet projekti përfundimtar. Financimi i segmenteve të para do të bëhet nga buxheti i Kosovës dhe nuk guxon ta kalojë shumën 120 milionë euro. Marrëveshja i jep të drejtë Qeverisë që pas secilit segment të përfunduar ta shkëpusë kontratën me Bechtelin.
Gjithashtu, kontrata mund të shkëputet edhe në rast se kompania ndërtuese tejkalon shumën e paraparë për investime, në secilin segment. Megjithatë, pas përfundimit të secilit segment, kërkohet nga Ministria analizë për punën e përfunduar, në mënyrë që t’i besohet ose jo kompania të vazhdojë me ndërtimin e segmentit tjetër.
Këtë analizë tani për tani nuk ka kush ta bëjë derisa të zgjidhet kompania që do t’i mbikëqyrë punimet për ndërtimin e autostradës.