Ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Philip Gordon, viziton Kosovën javën e ardhshme

11-06-2011 / Gazeta 55
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Philip Gordon do të vizitojë javën e ardhshme në vendet e Ballkanit Perëndimor, njoftoi Departamenti Amerikan i Shtetit.
Gjatë kësaj vizite, Gordon do të qëndrojë edhe në Kosovë, ku do të takohet me zyrtarë të lartë institucionalë.
Pritet që gjatë vizitës, ai të jap përkrahjen e SHBA-ve për të gjitha vendet e kësaj pjese të Ballkanit, që ende nuk është integruar në BE.
Gordon, i cili mbulon në Departamentit Amerikan të Shtetit Evropën dhe Euroazinë, përpos në Prishtinë, do të qëndrojë edhe në Beograd, Sarajevë dhe Zagreb, dhe do të takohet me përfaqësues të lartë të qeverive dhe liderët e partive dhe bashkësive etnike.