E Diel, 1 Nëntor 2026

Edi Rama privatizon PS-në, themeluesi i saj, Fatos Nano, nuk ftohet në ceremoninë jubilare të 20 vjetorit

11-06-2011 / Gazeta 55

FATOS NANO: Edi Rama duhet të më kërkojë ndjesë


UPDATE- Sot një pjesë e shtypit shqiptar aludoi gjerësisht me tituj bombastikë se, “Rama kishte ftuar Nanon në 20-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste”. E gjitha konkludoi në një farsë të fabrikuar qëllimisht nga zyra e shtypit në ngrehinën socialiste. Në një sqarim të shpejtë është vetë ish kryeministri Fatos Nano që shpjegon gjithçka, duke deklaruar se ai s’ka marrë asnjë ftesë nga Edi Rama, dhe për më tepër, nga ky i fundit nuk pret ftesë por në radhë të parë ndjesë.


Sipas tij, lajmet që nxjerr Rama se, e ka ftuar në 20 vjetorin e themelimit të PS, Nano i quan lojëra mediatike. Pak javë më parë, Rama kishte hapur fjalë se po darkonte me Nanon në një restorant në Tiranë, ndërkohë që kamerat e televizioneve vërtetuan se ata vërtet ishin në një restorant, po në tavolina të ndryshme dhe nuk komunikuan fare me njëri-tjetrin.


Ftesa e sajuar e Ramës për Nanon vjen jo thjesht në 20 vjetorin e Partisë Socialiste, por një ditë përpara vendimit të Kolegjit, ku sipas të gjithë ekspertëve ligjorë, humbja e tij është e çimentuar. Ndërkohë, njerëz të afërt me Ramën thanë se kjo ftesë e sajuar e Ramës, vjen nga komplekset e vjetra që ai ka me liderin historik të PS-së.


Një njeri i afërt pranë Ramës tha se të gjithë këtë, Rama e bën që Nano të mos vijë në 20-vjetorin e partisë, por nga ana tjetër e ka të vështirë të justifikohet para socialistëve që nuk e ka ftuar liderin e partisë në këtë jubilar.


Kësisoj, Edi Rama e ka gjithnjë e më të vështirë të ndeshet me presionin verbal të liderit historik Nano, i cili kurdo herë i ngjall frikë dhe panik se po i merr partinë. Ndonëse ishte Fatos Nano ai që i hapi rrugë Ramës të merrte drejtimin e PS-së në 2005-ën, pas humbjes në zgjedhjet parlamentare, kryetari aktual i saj nuk njeh as minimumin e etikës demokratike në funksionimin dhe organizimin e forcës politike më të madhe në opozitë.


Shpallja e Fatos Nanos "non grata" nga partia që ai vetë themeloi dhe ndërtoi pas shkrirjes së PPSH-së në 12 Qershor 1991, është një mesazh i keq për vetë konjukturën drejtuese të PS, frikën dhe tmerrin që përjeton Edi Rama nga kërcënimi indirekt i Fatos Nanos, thjesht me pjesëmarrjen e tij në ceremoninë jubilare të themelimit të Partisë Socialiste.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›