Ndihmësi i Ilir Metës dëshmon kundër bandës së tij dhe dënohet me 6 vite burg
NY Post
Një person, që kreu krime të tmerrshme me një bandë droge në Staten Island, përpara se të bëhej një ndihmës i lartë i zëvendëskryeministrit të Shqipërisë, është dënuar dje me gjashtë vite plus pas hekurave.
Almir Miri Rrapo u kthye në tradhtar pasi u ekstradua në Shtetet e Bashkuara për tu përballur me akuzat për një vrasje në Queens, rrëmbim të dhunshëm dhe vepra të tjera.
Drejtuesit e ish- bandës së tij, vëllezërit Bruno dhe Saimir Krasniqi, të dy u dënuan me burgim të përjetshëm pasi dëshmia e Rrapos ndihmoi në dënimin e tyre.
Avokati i tij mbrojtës, Jeffrey Lichtman e quajti 29 vjeçarin Rrapo një shembull të shkëlqyer se si duhet të jetë një bashkëpunëtor, duke theksuar se ai u distancua nga këta njerëz për shkak se i kishte ardhur në majë të hundës dhe ndryshoi jetën e tij.
Betohem për Zotin, kam qenë në burg për dy vjet dhe nuk ndjej asgjë tjetër veçse neveri për degjenerimin dhe ligësinë që më rrethon mua çdo ditë, shtoi Rrapo.
