Berisha inauguron rrugë të reja në Himarë “Anëtarët e Byrosë dhe nipërit e tyre në PS s’vunë asnjë gur”
300 milione leke Sipas kreut të ekzekutivit, janë investuar në dy rrugët që ai përuroi dje, atë të Jalës dhe Livadhit,të cilat janë bërë sipas parametrave bashkëkohore
Kryeministri Berisha ka vijuar edhe dje me përurime në zonat e Himarës. Kreu i ekzekutivit inauguroi dje rrugën që të çon në plazhin e Jalës dhe atë të Livadhit. Gjatë fjalës së tij në këto përurime Berisha sulmoi edhe opozitën, e cila sipas tij, vetëm akuzon dhe mohon, ndërkohë nuk ka bërë asnjë investim për këto zona. "Ky fshat ka pasur në të shkuarën tre anëtarë të Byrosë Politike, nipërit e tyre sot qeverisin Partinë Socialiste. Absolutisht, nuk i asfaltuan atij një kilometër rrugë dhe e lanë pa ujë 50 vjet. Për pushime vinin, por vinin në luksin e tyre dhe nuk mendonin aspak për bashkëfshatarët e tyre të mrekullueshëm, të cilët meritonin të gjithë infrastrukturën. Kjo është e vërteta. Këtu u ndërtua dhe ky është ndryshimi", u shpreh kreu i ekzekutivit. Edhe në Livadh të Himarës, pasi inauguroi rrugën që të çon drejt plazhit, Berisha i është drejtuar kreut të Bashkisë së Himarës, Bollano, që ky i fundit të marrë me vete dhe drejtuesin e Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo. "Duke ardhur këtu, më lindi ideja që rrugën e Palasës, zoti Bollano ta inaugurosh me zotin Paskal Milo. Zoti Milo të marrë lidershipin e opozitës e ta sjellë në Palasë, të vijë në Vuno të shohë edhe dajot e tij, se 8 vjet nuk lëvizën as 8 gurë dhe tani, nga mëngjesi deri në darkë, mohojnë, mohojnë dhe vetëm mohojnë. Pasi të kthehen nga Makao dhe Los Anxhelosi, pasi i kanë shumë qejf kazinotë, të zbresin në Palasë, edhe pse nuk ka kazino, por ka rrugë shumë të bukur dhe një nga peizazhet më të bukura të Europës", u shpreh Berisha, i cili përsëriti prioritetin e Qeverisë që drejton për të mbështetur zhvillimin e turizmit.