Ndihmoi hetimet, ekzekutohet me plumb në kokë shqiptari
GJENOVA (Itali) - Një 42 vjeçar shqiptar është vrarë në një atentat mafioz në Gjenova të Italisë. Vrasja ndodhi mbrëmë rreth orës 23:00, kur Ilir Krypi u qëllua me plumb në kokë nga persona ende të paidentifikuar.
Mediat italiane shkruajnë se "viktima mund të jetë qëlluar pasi ishte i vetmi që dëshmoi për dosjen e kokainës dhe celularëve në burgun Marasi që çoi edhe në arrestimin e disa funksionarëve të policisë italiane".
Gjatë hetime të kë kësaj ngjarjeje, në pranga përfundoi agjenti i policisë së burgjeve i cili i siguronte disa të burgosurve mundësinë për të folur nga qelia, si dhe dy eksponentë të familjes mafioze Makri me origjinë kalabreze.
I proceduari, që u vra mbrëmë, ishte arrestuar së bashku me 36 vjeçarin Nikodemo Makri, dhe 44 vjeçarin Xhuzepe Makri. Të arrestuarit e tjerë ishin shqiptarët, Blerim Gaci, 30 vjeç, Dritan Dedja 26 vjeç, agjenti italian i polcisië së burgjeve Antonio Ierardi, 34 vjeç si dhe Francesko Muzio 35 vjeç. Të gjithë këta nuk kishin pranuan të dëshmonin për çështjen.
"Në bazë të të dhënave që dalin nga prokuroria e Gjenovas bëhet fjalë për një ekzekutim mafioz", shkruan agjensia italiane e lajmeve ANSA. "Nevojitet një ndërhyrje decisive e shtetit, derisa të gjenden ekzekutorët dhe porositësit e vrasjes, pasi i vetmi perceptim për një ekzekutim të tillë është ai për "të mbyllur gojën" dhe ky perceptim mund të ketë efekte shkatërruese", vijon më tej agjensia.