Ndihmoi klandestinët, në pranga
GJIROKASTER - Vihet në pranga një person në kërkim nga policia për dhënie ndihmë për kalim ilegal të kufirit. Specialistët e Seksionit Kundër Trafiqeve të Pali-gjshme në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër kanë bërë ndalimin e shtetasit Sajmir Tafaj 25 vjeç, nga Memaliaj. Ndalimi i tij u krye për arsye se mbi të rëndon vepra penale e dhënies ndihmë për kalim ilegal të kufirit kundrejt fitimit. Madje mbi bazë të kësaj vepre penale, ai është dënuar me vendim të formës së prerë nga ana e Gjykatës së Apelit të Gjirokastrës më 21 nëntor të vitit të kaluar me tetë muaj heqje lirie. Për shkak të mosprezencës së tij në sallën e gjyqit pasi uniformat blu të Gjirokastrës nuk e kishin kapur ende Tafajn, ai ka marrë formën e dënimit në mungesë. Nëntorin e vitit të kaluar ai pati ndihmuar për të kaluar kufirin e gjelbër në drejtim të shtetit grek në mënyrë të paligjshme 4 shtetas nga rrethe të ndryshme të vendit kundrejt fitimit 1500 euro për person. p.n