E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Thaçi ngushëlloi familjen e minatorit Bedri Sadriut

Prishtinë, 14 gusht - Me rastin e humbjes së jetës të minatorit të “Trepçës”, Bedri Sadriut, kryeministri Thaçi ngushëlloi familjen e tij. Në telegram thuhet:
Me dhembje morëm lajmin për vdekjen e më të dashurit tuaj, minatorit Bedri Sadriu.
Vdekja e Bedriut është e humbje e rëndë për familjen,  të afërmit tjerë dhe kolektivin ku punoi.
Duke ndarë me ju dhembjen ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta.
Me rastin e vdekjes tragjike të minatorit të “Trepçës”, Bedri Sadriu, kryeministri  Thaçi, në emër të Qeverisë së Kosovës ndau 3 mijë euro për familjen e të ndjerit.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›