Roboti zbulon misteret e piramidës së Keopsit

Kajro, 10 gusht – Një ekip i ekspertëve nga Universiteti Leeds i Britanisë së Madhe, synon të hedhë dritë mbi misterin e piramidës së Keopsit, që monumenti i famshëm egjiptian e fsheh në brendësi tash e 4 500 vjet.
Piramida e madhe në Gizë mbi katër mijë vjet i ka rezistuar çdo përpjekje për të depërtuar në sekretet e saj. Sekretin do të përpiqen ta zbulojë një ekip i ekspertëve për robotikë nga Universiteti i Leedsit, në bashkëpunim me arkeologët egjiptianë, të cilët po përpiqen të kërkojnë brendësinë e një prej mrekullive të mbetura të kohës antike.
Arkeologët besojnë se pjesa, e cila nga dhoma e mbretit çon në murin e jashtëm të piramidës, i ka shërbyer shpirtit të faraonit që të “vazhdojë rrugëtimin ka yjet dhe atje të marrë vendin e tij”, transmetojnë mediet e huaja.
Për dallim nga kjo, pjesa në dhomën e mbretëreshës nuk shpie në pjesën e jashtme të piramidës dhe askush nuk e di se për çka shërben.
Roboti, i cili në vitin 1992 ka hulumtuar një prej këtyre pjesëve, ka zbuluar ekzistimin e kalimeve në thellësi prej 60 metra.