Ndiqnin vjedhesit e makinave zbulojne grabitesit e stadiumit

ELBASAN - Agjente te policise qe ishin vene ne ndjekje te vjedhesve te kasetofoneve kane zbuluar nje nate me pare autoret e vjedhjes se paneleve te ndricimit ne stadiumin Ruzhdi Bizhuta.
Tre te arrestuarit me moshes 16-17 vjec jane kapur me presh ne duar teksa gjate oreve te nates kane hyre nepermjet hekurave ne stadium e kane vazhduar te cmontojne panelet qendrore te kullave te ndricimit te montuara jo shume kohe me pare.
Burime te policise bejne te ditur se gjate oreve te vona te mbremjes Sherbimet e Parandalimit dhe te Hetimit te Krimit te Komisariatit te Policise Elbasan kane bere te mundur kapjen dhe arrestimin e tre shtetasve A.S i datelindjes 1995 V.L i datelindjes 1994 dhe K.S i datelindjes 1995 te tre banore te Elbasanit. Keta shtetas sipas policise ne bashkepunim me njeri-tjetrin jane autore te dyshuar te vjedhjes se paneleve qendrore te kullave te ndricimit te stadiumit Ruzhdi Bizhuta Elbasan.
Pasi kishin vjedhur nje pjese te tyre adoleshentet kane shkuar te perfundojne punen e nisur por jane pikasur nga policia. Sipas te dhenave agjentet e krimit ishin duke survejuar automjetet ne parkingun perballe stadiumit pas nje lajmerimi per tentative vjedhje te kasetofoneve ne makina te ndryshme.
Aktualisht nga Strukturat e Hetimit te Krimit po punohet intensivisht per zbardhjen dhe dokumentimin e te tjerave vjedhjeve te kryera ne qarkun e Elbasanit ku autore mund te jene tre te rinjte. Materialet hetimore ne ngarkim te tyre do ti kalojne Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Elbasan per konsumim te vepres penale vjedhje e kryer ne bashkepunim.