E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania kujton dramat me Shqiperine

Ne prag te ndeshjes shume te rendesishme me Rusine, e ku varen edhe shanset e Gjermanise per nje vend ne Boterorin e Afrikes se Jugut, mediat gjermane kujtojne rastet kur skuadra e tyre ka qene seriozisht ne prag te deshtimit. Ne Gjermani ende e kujtojne fitoren dramatike 4-3 ndaj Shqiperise, me 11 tetor te vitit 1997, qe iu siguroi gjermaneve nje vend ne finalet e Kampionatit Boteror "France 1998". Gjermania kishte nevoje per vetem nje pike ne ndeshjen e fundit te saj ne grupin e 9-te eliminator. Perballe saj ne Hanover ishte Shqiperia, nje skuader e konsideruar si "autsajder". Pas 55 minutave loje tre here kampionet e Botes perballe 44 mije shikuesve ishin ne dizavantazh 0-1, pas nje autogoli te mbrojtesit Jurgen Kohler. Tomas Helmer barazoi rezultatin dhe Oliver Bierhof i coi shifrat ne 2-1, por Igli Tare barazoi rezultatin ne 2-2 ne te 80'. Oliver Marshal i dha avantazhin 3-2 Gjermanise pas gjashte minutash, ne te 86'. Por, Vata, pas dy minutash ne te 88' barazoi rezultatin ne 3-3. Gjermanet ishin ne panik dhe vetem koka e Oliver Bierhof i shpetoi ne minutat shtese.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›