E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndizet sfida Milan-Totenhem, zikaltërit bëjnë tizo për anglezët

Gareth Bejl nuk luan ndaj Milanit. Lajmin e konfirmon menaxheri i Totenhemit, Herri Redknap, që u shpreh i zhgënjyer me mungesën e asit uellsian. Sipas tij, Bejl është tmerri i vërtetë i italianëve. “Bejl nuk është larg nga riaftësimi, por nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Milanit. Nuk rrezikoj me të. Specialistët e kanë parë, ai ka pasur një injeksion epidural. Peter Krauç ka pasur problem të njëjtë dhe tani është mirë, në fakt, shpina e tij u duk shumë më keq në skaner. Bejl nuk luan të martën, është datë e afërt. A e keni parë çfarë bëri ndaj Interit, i terrorizoi ata dhe kjo është në mendjet e kuqezinjve, nëse do t’i pyesnit ata. Të gjithë në Itali flasin për Bejl-in, unë shkova për të parë një ndeshje dhe të gjithë më pyesnin: ‘A është Bejl-i i gatshëm, a është Bejl-i i gatshëm’. Një gjë është e sigurt, ai do t’i frikësonte për vdekje”, ka thënë Redknap.

Robinjo: Ma sillni Totenhemin

Robinjo dëshiron të fitojë gjithçka me Milanin dhe pas shkatërrimit të Parmës, braziliani mezi e pret duelin e së martës ndaj Totenhemit. “Unë jam vërtet i kënaqur pasi luajtëm një lojë të mirë për të fituar. Ishte me rëndësi për ne që të fitonim. Më pëlqen të luaj përkrah Kasanos, pasi ai ma dha asistin e duhur për gol. Tani le të mendojmë për Totenhemin, ne duam të fitojmë gjithçka. Nëse vazhdojmë të luajmë mirë, ne mund ta fitojmë titullin”, ka thënë superylli brazilian.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›