E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndjekje penale magazinierit e rojës, vodhën transformatorin

Një magazinier është shpallur
në kërkim ndërsa një roje
është proceduar penalisht në
gjendje të lirë, pasi akuzohen se
në bashkëpunim kanë vjedhur
në vendin ku punonin. Ngjarja
ka ndodhur disa ditë më parë,
ndërkohë që policia e ka dokumentuar
dje, duke dërguar në
prokurori dosjen në ngarkim të
tyre. Sipas të dhënave policore
bëhet fjalë për vjedhjen e një
transformatori, që është shitur
për hekurishte. Sipas të dhënave
hetimore, nga Komisariati nr. 6
fi lloi procedimi penal për Shefqet
Doçin dhe Rrahman Kolecin,
përkatësisht 53 dhe 46 vjeç. Nga
uniformat blu mësohet se Doçi
punonte magazinier në fi rmën
SHRSF "Tec Security", ndërsa
Koleci si roje i magazinës. Më
datë 16 korrik, në këtë magazinë
është vjedhur një transformator
110 kv. Krerët e fi rmës denoncuan
menjëherë në polici dhe
nisën hetimet. Por, deri dy ditë
më parë, ende nuk ishte zbuluar
asgjë. Të mërkurën, policia ka
gjetur në pikën e hekurishteve në
Vaqar transformatorin e vjedhur.
Kështu, ka marrë në pyetje rojën,
por edhe poseduesit e transformatorit.
Nga hetimet rezultoi
se roja bashkë me magazinierin
e kishin shitur atë për 30 mijë
lekë. Policia sekuestroi transformatorin
në cilësinë e provës
materiale, ndërkohë që dërgoi
për ndjekje penale në gjendje të
lirë 46-vjeçarin. Ndërsa magazinieri
53-vjeçar është shpallur
në kërkim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›