Tiranë, vidhet vula e Komunës Prezë
Vidhet vula e Komunës
Prezë nga persona të paidentifikuar,
ndërkohë që
veç dëmit grabitja ka sjellë edhe
pengimin e punës. Ngjarja ka
ndodhur gjatë natës, ku hajdutët
kanë thyer me mjete të forta dyert
e komunës dhe kanë hyrë brenda.
Por ata nuk kanë preferuar të
marrin asgjë tjetër veç vulës dhe
disa dokumenteve pronësie.
Burimet policore të kryeqytetit
bënë të ditur se me t‘u njoftuar
kanë shkuar në vendngjarje, ku
ka nisur puna për identifi kimin e
autorëve. Sipas të njëjtave burime
nuk është zbuluar asgjë.
Sipas të dhënave hetimore, një
person ka vënë re se rreth orës
05:00 të mëngjesit ishte thyer
zyra e kryetarit të Komunës në
Qendër-Prezë. Ai ka njoftuar
menjëherë kryetarin e komunës,
Ahmet Halili, dhe ky më pas policinë.
Nga të dhënat hetimore
mësohet se policia ka zbuluar
se hajdutët kanë hyrë në zyrën
e kryetarit të komunës dhe në
atë të arkëtares. Ata kanë thyer
dyer dhe dritare për të kryer këtë
veprim dhe për një kohë të konsiderueshme
kishin qëndruar
brenda. Sipas hetimeve, ata kanë
lënë shumë shenja në dy zyrat e
komunës, të cilat janë fi ksuar nga
ekspertët dhe janë dërguar për
verifi kim në laborator.
Nga ana tjetër, grupi i punës
ka marrë në pyetje punonjësit
e komunës, për të zbuluar se
çfarë mund të jetë vjedhur në
këto zyra. Burimet e policisë
bënë të ditur se inventari është
bërë si nga kryetari i komunës,
Ahmet Halili, ashtu edhe nga
punonjësja e zyrës së arkës. Në
përfundim rezultoi se në zyrën
e kreut të Komunës Prezë është
vjedhur vetëm vula e institucionit.
Mendohet se janë marrë edhe
disa dokumente pronësie, por
për këtë nuk ka një konfi rmim
përfundimtar nga punonjësit.
Ndërsa në zyrën e arkëtares
mësohet se nuk është vjedhur asgjë.
Burimet policore shpjeguan
se aty është bërë rrëmuja më e
madhe dhe siç duket hajdutët
kanë kërkuar para. Kur nuk kanë
arritur t‘i gjejnë ato, atëherë
mendohet se kanë marrë vulën
e institucionit dhe kanë dëmtuar
dokumentet.
Megjithatë, kjo nuk është
pista e vetme e policisë për këtë
rast. Policia shpjegoi se hetimet
i janë lënë në dorë Komisariatit
nr. 6 dhe po punohet për dokumentimin
e plotë të veprës
penale. Sipas të dhënave nga
grupi i punës, thyerja e zyrës së
kryetarit të komunës dhe vjedhja
e vulës mund të jetë kryer edhe
për të kryer falsifikim dokumentesh
sidomos për prona, që
tashmë janë çështje "të nxehta"
në të gjithë Qarkun e Tiranës.
Uniformat blu kanë shoqëruar
disa persona të dyshuar në zonë,
të cilët janë me precedentë në
veprën penale të vjedhjes, por
deri në orët e vona të mbrëmjes
nuk ka pasur asnjë të arrestuar.
Sipas policisë, vjedhja e vulës së
institucionit, aktualisht ka pezulluar
edhe punën e komunës,
pasi shumë dokumente duhet
të kenë vulën e kryetarit për t‘u
ligjëruar.
Prezë nga persona të paidentifikuar,
ndërkohë që
veç dëmit grabitja ka sjellë edhe
pengimin e punës. Ngjarja ka
ndodhur gjatë natës, ku hajdutët
kanë thyer me mjete të forta dyert
e komunës dhe kanë hyrë brenda.
Por ata nuk kanë preferuar të
marrin asgjë tjetër veç vulës dhe
disa dokumenteve pronësie.
Burimet policore të kryeqytetit
bënë të ditur se me t‘u njoftuar
kanë shkuar në vendngjarje, ku
ka nisur puna për identifi kimin e
autorëve. Sipas të njëjtave burime
nuk është zbuluar asgjë.
Sipas të dhënave hetimore, një
person ka vënë re se rreth orës
05:00 të mëngjesit ishte thyer
zyra e kryetarit të Komunës në
Qendër-Prezë. Ai ka njoftuar
menjëherë kryetarin e komunës,
Ahmet Halili, dhe ky më pas policinë.
Nga të dhënat hetimore
mësohet se policia ka zbuluar
se hajdutët kanë hyrë në zyrën
e kryetarit të komunës dhe në
atë të arkëtares. Ata kanë thyer
dyer dhe dritare për të kryer këtë
veprim dhe për një kohë të konsiderueshme
kishin qëndruar
brenda. Sipas hetimeve, ata kanë
lënë shumë shenja në dy zyrat e
komunës, të cilat janë fi ksuar nga
ekspertët dhe janë dërguar për
verifi kim në laborator.
Nga ana tjetër, grupi i punës
ka marrë në pyetje punonjësit
e komunës, për të zbuluar se
çfarë mund të jetë vjedhur në
këto zyra. Burimet e policisë
bënë të ditur se inventari është
bërë si nga kryetari i komunës,
Ahmet Halili, ashtu edhe nga
punonjësja e zyrës së arkës. Në
përfundim rezultoi se në zyrën
e kreut të Komunës Prezë është
vjedhur vetëm vula e institucionit.
Mendohet se janë marrë edhe
disa dokumente pronësie, por
për këtë nuk ka një konfi rmim
përfundimtar nga punonjësit.
Ndërsa në zyrën e arkëtares
mësohet se nuk është vjedhur asgjë.
Burimet policore shpjeguan
se aty është bërë rrëmuja më e
madhe dhe siç duket hajdutët
kanë kërkuar para. Kur nuk kanë
arritur t‘i gjejnë ato, atëherë
mendohet se kanë marrë vulën
e institucionit dhe kanë dëmtuar
dokumentet.
Megjithatë, kjo nuk është
pista e vetme e policisë për këtë
rast. Policia shpjegoi se hetimet
i janë lënë në dorë Komisariatit
nr. 6 dhe po punohet për dokumentimin
e plotë të veprës
penale. Sipas të dhënave nga
grupi i punës, thyerja e zyrës së
kryetarit të komunës dhe vjedhja
e vulës mund të jetë kryer edhe
për të kryer falsifikim dokumentesh
sidomos për prona, që
tashmë janë çështje "të nxehta"
në të gjithë Qarkun e Tiranës.
Uniformat blu kanë shoqëruar
disa persona të dyshuar në zonë,
të cilët janë me precedentë në
veprën penale të vjedhjes, por
deri në orët e vona të mbrëmjes
nuk ka pasur asnjë të arrestuar.
Sipas policisë, vjedhja e vulës së
institucionit, aktualisht ka pezulluar
edhe punën e komunës,
pasi shumë dokumente duhet
të kenë vulën e kryetarit për t‘u
ligjëruar.