Vjeshta, vazhdon deri me 21 dhjetor
Stina e vjeshtes, ka hyre ne hemisferen tone me oren 08:44 te mengjesit te dates, 22 shtator nderkohe kur nata dhe dita kane qene te barabarta ne te gjithe planetin. Keshtu ka nisur vjeshta ne hemisferen e veriut dhe pranvera ne jug, stine qe do te zgjasin perkatesisht deri ne 21 dhjetor kur ne hemisferen tone do te hyje stina e dimrit ndersa ne jug stina e veres. Sipas sinoptikaneve, tashme dielli ne mengjes lind nje minute me vone se nje dite me pare dhe pasditeve ai ulet gati dy minuta me pare. Sipas perllogaritjeve, cdo dite dielli do te jete mbi horizont gati tre minuta me pak. Ndryshimi i ores kete vjeshte do te behet te dielen e fundit te tetorit, pra ne date 26, kur ne oren 03:00 sipas ores shqiptare akrepat e ores do te shkojne ne 02:00. Nga kjo dite te gjithe do te kene zyrtarisht nje ore me shume. Ndryshimi i ores me pare ne Europe me pare ka qene jo e njetrajtshme, por ajo filloi te pergjithesohej nga viti 1974, pas krizes se pare te naftes dhe kur disa vende vendosen te cojne perpara oren ne menyre qe te shfrytezonin me shume driten e diellit dhe te konsumonin me pak energji elektrike. Ndryshimi i ores ne Europe u vendos si ligj europian nga viti 1981 dhe eshte rinovuar cdo kater vjet . Norma evropiane vendos ne menyre te qendrueshme datat e fillimit te periudhes se ores se veres (kur ora shkon nje ore perpara) dhe perfundimin e saj (kur ora shkon nje ore pas) qe tani respektivisht jane e diela e fundit e marsit dhe e diela e fundit e tetorit.