E majta sot dhe disa pyetje për liderin e LSI-së
Duke ndjekur në televizion një emision opinionistik, mendova: “Po ky Meta, ç’pati qe hyri ne greve urie me disa kolegë të tij”? Ai duke iu pergjigjur pyetjeve te gazetarit, shprehej shume i sigurte se vota e LSI-së eshte shume e sigurte dhe nuk ka zot qe ta prekë. Atehere, na lind e drejta te pyesim se çfare e shtyu te futet ne greven e urise kete force politike?
Dhe si ta kuptoje elektorati i majte qendrimin e Metes, i cili u fut ne greve urie me segmente te politikes se djathte? Kur forcen politike qe drejton e quan force te majte, cili eshte ideali dhe programi qe e bashkon kete lider me spekterin e politikes se djathte, siç ishte rasti i Ndokes, i cili ka dale nga forcat e ekstremit te djathtë?
Kam dhe një pyetje për z. Meta. Mirë që programe nuk po shohim gjëkundi, por vetëm gërnja, sherre dhe muhabete në televizor, të tipit “më the, i thashë”, por ndonjëherë e ka pyetur veten, si një nga drejtuesit e majtë: A ndjen përgjegjësi nga vetja e tij Iliri, per kontibutin qe dha per fitoren e Partise Demokratike ne vitin 2005?
Si mund ta kuptoj si qytetar dhe votues i majtë faktin që një gjë që votohet nga 112 deputetë, kundërshtohet nga një grusht deputetësh të tjerë, duke na kujtuar Kushtetutën, por duke harruar parimin bazë të çdo Kushtetute: Që rregullat në demokraci vendosen nga shumicat dhe shumicë nuk bëhesh dot me zor e me inat, por me vota e me projekte elektorale të qarta.
Edhe qellimi per t’u shfaqur para opinionit publik, se eshte force e pare (pa u provuar akoma), është pak donkishotesk. Provohu njëherë, se nuk po lozim poker këtu. Apo proklamime të tilla, bëhen me qellim qe pas zgjedhjeve te justifikohet se me kane “vjedhur” votat?
Edhe në pyetjen qe i beri gazetari, se cilat shtresa mbeshtet partia e tij, Iliri u përgjigj: “Programi yne merr ne mbrojtje dhe mbeshtet shtresen e mesme te popullsise”. Atëherë, çfare kerkon LSI-ja nga votuesit e majtë, në të cilët bëjnë pjesë me shumicë shtresat ne nevoje, te papunet, pensionistet, fshataret me pak tokë, etj. Eshte e vertete sesi Iliri, edhe shume te tjere qe kane dale nga e majta, jane shkeputur me kilometra nga shtresat e vegjëlisë, duke mos perfaqesuar me tej te majten.
Nuk prish aspak pune qe te veprojne si Xhuveli, por kete radhe jo më me votat e të majtëve. Ka ardhur koha qe ta masin veten e tyre ne elektoratin shqiptar.
Ndoshta dukem pak radikal, por, siç u jepni hapësirë në këto faqe, mbështetësve të LSI-së dhe drejtuesve të tyre, ma shfaqni dhe mendimin tim: Në atë grevë urie, kanë hyrë 7 biznesmenë dhe jo 7 politikanë. Ne, në popull, kemi degjuar se Iliri ka pasuri te madhe, qe nga gurorja e deri te Llixhat ne Dibër. Atëhere, çfarë kerkojnë më këta nga ky popull që i mbajti në kurriz kaq vite e i bëri pasanikë për 7 breza? Populli thotë: “Më mire djepi thatë, se shejtani në djep”. PS-ja më mirë të vazhdojë të rrijë në opozitë, se sa të merret me renegatë të tipit Xhuveli, etj.
Ngelet që ballafaqimi të bëhet me programe, ku secili të marrë meritat e veta. Vota le të administrohet me përgjegjësinë më të larte nga te ngarkuarit sipas ligjit me kete detyrë.