E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndoka: Anëtari i KQZ-së, e drejta jonë kushtetuese



Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka, gjatë një takimi me anëtarët në Gramsh, komentoi aktualitetin politik, veçanërisht pjesën e Kodit Zgjedhor. Sipas Ndokës, PDK ka të drejtë kushtetuese që të jetë e përfaqësuar në KQZ me një anëtar. “Askush nuk mund t’ia mohojë PDK-së të drejtën e saj kushtetuese për të garantuar votat e votuesve demokristianë në të gjithë Shqipërinë dhe në të gjitha nivelet”, - u shpreh Ndoka. Më pas, ai tha se në kundërshtim me Kushtetutën e vendit dhe në kundërshtim me rekomandimet e partnerëve tanë ndërkombëtarë, dy partitë e vjetra po përpiqen të miratojnë një kod zgjedhor që përjashton nga konkurrimi politik çdo forcë politike dhe çdo politikan që nuk i bindet dhe që nuk nënshtrohet nga dyshja Rama-Berisha. Ndoka i bëri thirrje të gjithë faktorit politik në maxhorancë dhe në opozitë që të kundërshtojë këtë Kod Zgjedhor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›