Basha-Sequi projekte te perbashketa ne disa fusha
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z.Lulzim Basha priti sot në zyrë, ambasadorin e Delegacionit Europian në Tiranë, z.Ettore Sequi. Ambasadori i BE-së në Tiranë e uroi z.Basha për detyrën dhe i shprehu mbështetjen e plotë, për të bashkëpunuar në projekte të përbashkëta, si në fushën e mbrojtjes së konsumatorit, mjedisit dhe në promovimin e qytetit.
Z.Basha tha se e çmon shumë përkrahjen e Delegacionit të BE dhe se është gati të bashkëpunojë ngushtë, në funksion të projekteve, në shërbim të qytetit dhe qytetarëve.
Më tej, Kryetari i Bashkisë e njohu ambasadorin me prioritetet që ka, për përmirësimin e cilësisë së jetës në Tiranë si dhe projektet për zgjidhjen e problematikës aktuale të qytetit.