Sarande sherr per parkingun vdes nje person

Një vrasje ka ndodhur në qytetin e Sarandës për motive ende të paqarta dhe pse versioni paraprak është ai i konfliktit per parkimin e automjeteve te tyre ne parkingun e hotelit.
Ngjarja ka ndodhur në Rrugën e 5-të në parkingun e Hotel “Olimpia” dhe viktima është një shtetas grek, Kostandinos Karadhimas, vjec 79, lindur dhe banues më Lamias, Greqi i cili ka qënë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij. Sipas policise lokale dyshohet se autori i vrasjes eshte Xhemal Kullai, vjec 53, lindur në Tiranë dhe banues në Francë me pasaportë franceze.
Të dy këta shtetas kanë qënë rezidentë në Hotel Olimpia, duke parkuar automjetet e tyre tip Nisan me targa greke MIB 3235 i shtetasit Kostandinos Karadhimas dhe automjetin tip Peugeot 407 AK 244 TG shtetasi Xhemal Kullai. Nga hetimet paraprake ka rezultuar se gjatë konfliktit personat janë shtyrë me duar dhe një prej tyre, Kostandinos Karadhimas është rrëzuar përtokë duke u dëmtuar në kokë. Menjëherë ky person është transportuar për në spital ku ka ndërruar jetë.
Në lidhje me këtë ngjarje janë shoqëruar rreth 8 dëshmimtarë okularë që ishin rezidentë në hotel, familjarët e viktimës si dhe të autorit të dyshuar. Po punohet nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjtyqësor Sarandë për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe zbardhjen të saj.