E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta në Mallakastër: Kam një projekt integrues për të gjithë të majtën

Në kuadër të javës së fundit të turit elektoral, Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi një miting madhështor në qytetin e Mallakastrës. Lideri i LSI, Ilir Meta, u shpreh se forca që ai kryeson ka një projekt integrues për gjithë të majtën dhe forcat progresiste dhe është ky proces që do të ndihmojë të finalizojë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Nga ana tjetër, mijëra qytetarë mallakastriotë, që kishin mbushur plot dhe përplot sheshin kryesor të Ballshit, e garantuan liderin e LSI, për fitoren e kësaj force që ti japë mundësinë edhe Ilir Metës për realizimin e Planit për Veprim, që të nxjerrë Shqipërinë nga kriza ku e ka futur Berisha, për ta çuar drejt rrugës së zhvillimit dhe integrimit. Mijëra pjesëmarrës në miting, kanë shprehur besimin dhe sigurinë për fitoren e LSI dhe të kandidatëve të saj, në qarkun e Fierit dhe në Mallakastër. Gjatë këtij takimi me banorët e kësaj zone, lideri i LSI, Meta u shpreh se në 28 Qershor do të largojë Qeverinë më të korruptuar, që është kjo e Sali Berishës, do të largojë Qeverinë që shtoi varfërinë, sepse Mallakastra dhe e gjithë Shqipëria e kanë një alternativë për të nxjerrë vendin nga kriza, ku e ka futur Sali Berisha, për të nxjerrë vendin nga varfëria ku e ka zhytur Berisha, që Shqipëria të ketë perspektivë që njerëzit të punësohen dhe të dalin nga varfëria dhe kjo është vetëm alternative e LSI. Gjithashtu, Meta tha se ka një program të qartë se si do ti garantojë 100 mijë vende të qëndrueshme pune për 4 vitet që vijnë. Kemi një program të qartë se si do të garantojmë 6 mijë vende të reja pune, vetëm në industrinë e naftës, ku Mallakastra, Ballshi, Patosi dhe Fieri do të jenë përfituesit kryesorë të këtij projekti, ndërsa Berisha me reformat e tij të dështuara largoi nga puna me qindra mallakastriotë në industrinë e naftës me kritere të sajuara vetëm për arsye politike, tha Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›