Ndoka: Largimi i Topallit i kthen dinjitetin Parlamentit

Nard Ndoka
Tiranë, 23 tetor 17:47 NOA - Kryetari i Partisë Demokristiane (PDK) Nard Ndoka ka kërkuar sot gjatë seancën plenare shkarkimin e kryetares së Kuvendit znj. Jozefina Topalli.
Ndoka tha se “duke i ditur mirë se në ambiciet e saj për pushtet, znj. Topalli nuk pranon asnjë rregull demokratik siç është dorëheqja, e ftoj parlamentin të gjejmë mekanizmat kushtetuese për largimin sa më parë të saj dhe kështu, për kthimin e dinjitetit të humbur të kryesisë së parlamentit”.
Në fjalën e tij në Kuvend, Ndoka ka argumentuar domosdoshmërinë e largimit të saj nga pozicioni i kryetares Kuvendit, ku ndër më të rëndësishmet rendit, “minimin e jetës parlamentare prej saj, duke humbur çdo të drejtë morale për përfaqësimin dhe drejtimin e Parlamentit”.
a.l/NOA