Avokatura e Shtetit do punësojë dhjetëra juristë të rinj
Avokatura e Shtetit pritet të funksionojë në bazë të një ligji të ri i cili do të hapë hapësira të reja për mjaft juristë të rinj shqiptarë që kanë mbaruar studimet jashtë vendit. Komisioni i Ligjeve shqyrtoi dje projektligjin e ri për “Avokaturën e Shtetit”, ku deputetët diskutuan risitë e tij në prani të Avokatit të Shtetit, Eduard Halimi. Ai prezantoi përpara deputetëve ndryshimet themelore në mënyrën e funksionimit të Avokaturës së Shtetit. Halimi, duke folur për “standard”, u shpreh se projektligji i ri do të bëjë të mundur që në muajin dhjetor të hapë një konkurs për të punësuar me dhjetëra të rinj që kanë përfunduar studimet për drejtësi jashtë vendit. “Një nga risitë e ligjit është se me hyrjen e tij në fuqi, ne do të organizojmë një konkurs për të punësuar avokatë të rinj për të përfaqësuar shtetin shqiptar. Të punësuarit do të kenë një pagë të lartë dhe një status shumë të mirë”, - tha Halimi. Sipas tij, kjo mundësi do të krijohet për shkak të mënyrës së re të organizimit që do të ofrojë ligji. “Projekti parashikon një tjetër mënyrë të funksionimit të Avokaturës së Shtetit. Nga një institucion që mbronte shtetin si palë, tani Avokati i Shtetit do të jetë edhe këshillues i institucioneve. Ky është i ngjashëm me projektin spanjoll i cili njihet si më efikasi”, - shpjegon Halimi.
Më tej, ai shprehet se Avokati i Shtetit do të jetë prezent në çdo ministri, duke dhënë rolin e tij këshilluar në çështjet ligjore. Kjo do të ndihmojë juridikisht institucionet. Hapja e këtyre zyrave do të bëjë të mundur edhe shtimin e stafit çka do t’u hapë rrugën edhe mjaft juristëve të rinj. Një tjetër detaj i këtij projekti është se parashikohet edhe ngritja e një zyre përfaqësimi në Strasburg, ku do të jetë një avokat i përhershëm, i cili do të zgjidhet me konkurs dhe do të përfaqësojë shtetin shqiptar në çdo çështje. Gjatë diskutimit në Komisionin e Ligjeve, deputetët e të gjitha krahëve ishin parimisht dakord në ndryshimet përkatëse. Deputeti socialist, Pandeli Majko, paraqiti disa vërejtje të cilat sipas deputetëve të djathtë, janë vetëm keqkuptime. Majko tha se duket absurde që me taksat e shtetasve shqiptarë, Avokatura e Shtetit të ndihmojë shtetin. Logjika e deputetit Majko u kundërshtua nga Avokati i Shtetit, i cili tha se ky projektligj i marrë nga përvoja spanjolle, do të bëjë të mundur rritjen e efikasitetit të punës ligjore të institucioneve, ndërsa efektet financiare, sipas Halimit, janë minimale. Pritet që në mbledhjen e ardhshme Komisioni i Ligjeve të diskutojë në parim dhe nen për nen këtë projektligj. Në pamje të parë duket se ai do të kalojë me konsensus, pasi edhe disa deputetë të majtë pranuan rifunksionimin e Avokatit të Shtetit.