E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli, vizitë dyditore në Bullgari

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, e ftuar nga kryetari i Parlamentit të Republikës së Bullgarisë, Georgi Pirinski, u nis dje për një vizitë zyrtare dyditore në Bullgari. Në këtë vizitë kryetarja e Kuvendit pritet të këtë takime zyrtare të nivelit të lartë, ku çështja kryesore e diskutimeve do të jetë ratifikimi i Protokollit të NATOS-s nga Bullgaria, reformat në Shqipëri, marrëdhëniet dypalëshe etj. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topallit, pritet të takohet me Kryeministrin e Republikës së Bullgarisë, Sergej Stanishev, kryetarin e Kuvendit Popullor, Georgi Pirinski, zv.presidentin e Republikës, Angel Marin, zv.kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Ivajlo Kalfi etj. Topalli pritet të mbajë një fjalim në Kuvendin e Bullgarisë, si edhe do të marrë pjesë si e ftuar në seanca dëgjimore në komisione të ndryshme parlamentare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›