Policia: S'eshte i PS, doli nudo neper fshat
Nje 24-vjecar nga fshati Vreshtas i Korces, pasi grindet me disa bashkefshataret e tij, pretendon se eshte rrahur per motive politike, pasi ai eshte aktivist i Partise Socialiste te ketij fshati. Madje ka qene i menjehershem reagimi i deges se PS ne Korce, te cilen kete ngjarje e kane cilesuar si incidentin e radhes nga militantet e djathte. Por, burime zyrtare te Policise se Korces bejne te ditur se ka filluar menjehere hetimi i ketij pretendimi. Policia ben te ditur se 24-vjecari Defrim Rena, banor i fshatit Vreshtas, eshte grindur me disa bashkefshataret e tij, por kjo nuk ka pasur motive politike. Prej disa vitesh, 24- vjecari rezulton i kartelizuar si i semure mendor. Per shkak te sjelljeve te tij agresive dhe te rrezikshme, policia me kerkesen e familjareve e ka shoqeruar dy here vitin e fundit, per ne spitalin psikiatrik te Elbasanit. Per hetimin e ceshtjes, Policia e Korces ka marre ne pyetje edhe kryetarin e PS, te fshatit Vreshtas. Burimet bejne te ditur se kryetari i deges lokale te PS, Florenc Tabaku, ka deklaruar se "personi i demtuar nuk ka lidhje me kete force politike, nuk eshte rrahur per motive politike dhe se nuk eshte aktivizuar prej tyre per fushate, per te cilen pretendon i demtuari". Gjithashtu policia sqaron se nga ekzaminimi mjeko - ligjor, Rena nuk ka shenja dhune, per me teper i pyetur nga hetuesit, ai ka permendur me teper se 50 emra bashkefshataresh, duke i akuzuar se ata e kane rrahur. Grupi i hetimit te Policise se Korces ka shkuar ne fshatin Vreshtas dhe ka marre ne pyetje bashkefshataret e Renes. Bashkefshataret e tij kane deklaruar se paradite Rena, ka dale ne mes te fshatit i zhveshur nudo. Policia ben te ditur se kete veprim ai e ka kryer edhe here te tjera. Pavaresisht thirrjeve te bashkefshatareve te tij , ai nuk pranonte te bindej. D.Zisi