Ndoka PD na ka kerkuar te rikthehemi ne koalicion
Nard Ndoka kryetar i Partise Demokristiane nje prej aleateve te PS-se ne nje interviste per Top Channel deklaroi se tashme ekziston qartesia ne lidershipin e PS-se per te degjuar kerkesat e aleateve qe lidhen ngushtesisht me korrigjimin e sistemit zgjedhor e ne vecanti me elementet e sigurise qe duhet te aplikohen ne zgjedhjet e ardhshme. Nuk eshte vetoja e PS-se per riparimet ne Kodin Zgjedhor dhe kjo besoj se eshte pozitive ne keto momente per faktin nese kete e krahasojme me vitin 2009 ku PS ne shumicen e rasteve ka vendosur veton per reformen zgjedhore. Tashme eshte terhequr ndoshta edhe nga gabimet e saj por eshte shume e rendesishme qe ne te kemi nje standard tjeter ku partia me e madhe e opozites eshte e gatshme eshte e hapur per te diskutuar me te gjithe faktorin politik per permiresimet mbi Kodin Zgjedhor thekson Ndoka. Per here te pare kreu PDK-se konfirmon zerat se ka pasur tentativa nga PD per ta rikthyer PDK aleatin e dikurshem ne koalicionin e mazhorances. PS me prezencen e PDK-se ka ndryshuar nga programi i saj perkatesisht disa pjese. Kjo na ka krijuar nje lloj lirie nje lloj garancie per te qene pjese e kesaj opozite. Ne kemi pasur nje marreveshje bashkeqeverisje me PD-ne e cila eshte prishur ne menyre te njeanshme nga PD-ja. Mund te them se kemi pasur kontakte me PD-ne se pari per reformen zgjedhore dhe idete qe ata kane per kodin. Ka pasur tendenca edhe per afrimin e PDK-se. Ne keto momente ne gjykojme se qeverisja ka me shume nevoje per nje opozite te forte aty ku eshte e rreshtuar PDK-ja se sa per koalicione megjithese jane organike por fiktive qe e turbullojne skemen politike dhe i bejne disi te paqarta vete koalicionet per te ardhmen ne zgjedhjet parlamentare deklaroi Ndoka per Top Channel. Kreu i PDK-se shprehet qarte dhe prere se vijimi i qendrimit ne koalicionin e majte lidhet drejtpersedrejti me sjelljen e PS-se ndaj PDK-se dhe aleateve por duke mos ia mbyllur deren ofertes se PD-se. Ne politike asnjehere nuk thuhet kurre PDK eshte nje parti e qendres se djathte. Sot ne jemi komod dhe japim kontributin tone ne opoziten e bashkuar. Nese PS gjate rruges ben gabime jo loje te paster nuk ka nje vemendje ndaj aleateve kjo i pengon shanset e nje koalicioni. Politika eshte ne levizje ne veprim ne keto momente. PDK-ja pa diskutim do te zgjedhe mundesine e perfaqesimit sa me te mire dhe te mundshem neser te kesaj alternative ne zgjedhjet e ardhshme thekson me tej kreu i PD-se. Nga kendveshtrimet e Ndokes duket qarte se ai dhe partia qe drejton jane nje pozite teper komode duke pritur oferten me te mire qe paralajmeron se merkatoja elektorale ne riformatimin e koalicioneve tashme ka nisur. Kjo te pakten per te djathtet.