PS Jo heqjes se shpifjes nga Kodi Penal dhe kunder denimit me gjobe
Opozita del kunder denimit me gjobe te vepres se shpifjes nga media tashme e sanksionuar ne Kodin e ri Civil. Qeveria ka propozuar heqjen si veper penale nga Kodi Penal duke e vendosur ne Kodin Civil e pritet qe te shqyrtohet sot ne Komisionin Parlamentar te Ligjeve. Sipas ndryshimeve ne Kodin Civil keto dy shkelje nuk do te jene me te denueshme me burg por me gjobe. Sipas ndryshimeve te mazhorances qe datojne qe ne 2007-n keto vepra fshihen nga Kodi Penal dhe trajtohen vetem si shkelje civile. Nga ky ndryshim sipas Edi Palokes perfitojne dhe gazetaret. Ky eshte nje ndryshim mjaft i rendesishem pasi kalimi nga Kodi Penal ne Kodin Civil ben qe gazetaret te pakten te mos kercenohen nga rreziku i denimit me burg. Kjo nuk eshte gje e vogel u shpreh dje deputeti demokrat Edi Paloka. Partia Socialiste nderkohe nuk eshte dakord me kete variant duke paralajmeruar dhe voten kunder. Nepermjet nje memoje qe mban firmen e Fatmir Xhafajt drejtuar Komisionit te Ligjeve kerkohet qe shpifja dhe fyerja te vijojne te mbeten vepra penale. Opozita eshte dakord per heqjen e burgimit si dhe propozon ulje te mases se gjobes maksimale nen 3 milione leke ne rastet kur shkeljet i kryen nje gazetar. Mbrojtja qe pretendohet te behet me ane te ligjit civil nuk eshte e mjaftueshme... Si mund te denohesh civilisht me shperblim demi per shpifje apo fyerje pa u provuar fakti penalisht i denueshem ne procesin penal Procesi civil nuk siguron garancite e atij penal per individin. Procedura penale eshte me e favorshme me efekte me te menjehershme se ajo civile per te akuzuarin thuhet ne memon e PS-se. PS kerkoi edhe ekspertizen e EURALIUS per ndryshimet qe do te behen ne Kodin Civil dhe ate Penal. Nje nga shqetesimet qe une kam pasur por dhe kam diskutuar me koleget eshte qe ky ndryshim ne Kodin Civil lidhet me ndryshimet ne Kodin Penal. Dhe do ishte mire nese ka ndonje opinion nga EURALIUS ose organizma te tjere qe kane kontribuar ne hartimin e ketij ndryshimi. Mund te jete nga Keshilli i Europes eksperte te pavarur qe ju dhe ne e gjykojme se eshte e nevojshme sepse eshte dicka e re nje rregullim qe nuk e kemi pasur me pare sidomos per percaktimin e asaj qe ne e quajme demi jopasuror deklaroi deputetja Vasilika Hysi.