E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha takime me Berishen e Arvizu

Pas kthimit nga SHBA

Kreu i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha zhvilloi dje nje takim informal me ambasadorin amerikan ne Shqiperi Aleksander Arvizu. Dje pasdite per me shume se nje ore Basha dhe Arvizu konsumuan nje kafe ne stilin shqiptar gjate se ciles mesohet se kryebashkiaku i ka raportuar ambasadorit per viziten e tij ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Pak dite para se Basha te nisej ne Uashington per te kryer viziten e tij ishte ambasadori amerikan ai qe e vizitoi kryebashkiakun ne zyren e bashkise per te diskutuar per kete vizite te kryer. Duket se marredheniet mes Bashes dhe Arvizu jane te aferta dhe miqesore pervec atyre institucionale. Kjo eshte vene re edhe gjate fushates zgjedhore per lokalet e 8 majit te vitit te kaluar ku Basha ishte kandidati i mazhorances per Bashkine e Tiranes. Arvizu ka pranuar publikisht se Basha eshte nje yll ne ngjitje i politikes shqiptare dhe se skena politike ne vend kishte nevoje per sa me shume figura te reja. Me heret Basha mesohet se ka kryer nje takim edhe me kreun e qeverise Sali Berisha ne zyren e tij ne Kryeministri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›