E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndoka: PS, mendesi primitive, nuk respekton aleatet Qamil Xhani

Aleati i Partise Socialiste, kreu i Partise Demokristiane, Nard Ndoka, e cileson te papranueshem qendrimin e partise me te madhe ne opozite, ne lidhje me funksionimin e koalicionit. Ndoka shprehet se Partia Socialiste ka mendesi primitive mbi menyren sesi sillet me anetaret e koalicionit te saj. Sipas tij, PS-ja nuk respekton aleatet dhe mendon te qeverise e vetme. “Partia Socialiste ka probleme ne ndertimin e koalicioneve, ka probleme ne respektimin e aleateve te vet. Ka nje mendesi primitive, qe akoma tentojne dhe mendojne qe do ta qeverisin Shqiperine te vetem. Ky eshte nje problem mjaft i madh per ta. Ka nje lloj reflektimi, qe te jemi te qarte”, - tha kreu i demokristianeve, ne nje prononcim per “AS”. Duke folur per menyren sesi funksionon koalicioni i majte, Ndoka komenton se qendrimi i PS-se nuk ka qene i qarte. Ndoka vendos dhe afate ne lidhje me bashkepunimin me partite e opozites. Ai thote se do te kete nje vendimmarrje konkrete ne momentin qe do te miratohet dhe Kodi Zgjedhor. Sipas tij, koalicioni ku do te beje pjese PDK-ja do te kete nje emer konkret vetem pas ketij afati. Nderkohe qe nuk perjashton dhe mundesine e rikthimit ne koalicionin e djathte. Qendrimi i Ndokes vjen ne momentin qe dhe aleatet e tjere te PS-se kane shprehur rezerva per funksionimin e koalicionit te majte. Kryetari i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo, ka deklaruar se qendrimet e PS-se nuk kane qene sipas marreveshjes dhe vendimeve qe ka marre koalicioni. Ai ka theksuar se ndryshimi i Kodit Zgjedhor eshte nje proces qe duhet te mbeshtetet nga Partia Socialiste. Sipas tij, eshte ne interesin e saj qe te mendoje per aleatet, duke bere nje korrektim kombetar te sistemit. Rezerva ndaj kreut te PS-se ka shprehur dhe aleati tjeter, kryetari i Bashkimit per te Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule. Duke folur per takimet e se majtes, Dule i ka cilesuar ato si nje teater absurd i kreut te PS-se. Sipas tij, PBDNJ nuk mund te behet pjese e nje farse dhe nje teatri absurd. Marredheniet mes aleateve dhe Partise Socialiste pritet te behen edhe me kritike me afrimin e kohes per miratimin e Kodit te ri Zgjedhor. Mosplotesimi i nje sere kerkesash te aleateve, per ndryshimin e sistemit elektoral, listat e kandidateve dhe financimin, pritet te sjelle pakenaqesi edhe me te medha nga anetaret e koalicionit te Partise Socialiste.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›