E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndoka: Reforma zgjedhore, Rames t’i vije turp sesi sillet me aleatet

Nese Partia Socialiste nuk ben ne Kodin Zgjedhor ndryshime qe garantojne zgjedhje me standarde Partia Demokristiane nuk do te jete me pjese e koalicionit opozitar. Ky eshte qendrimi qe kryetari i Partise Demokristiane, Nard Ndoka, ben te ditur ne nje interviste per gazeten “Koha Jone”. Sipas tij, perseritja e situates se vitit 2008 kur Partia Socialiste dhe lideri i saj bene ndryshimet ne ligjin elektoral pa marre parasysh kerkesat e aleateve do te ishte nje turp per vet kete force politike. “Nese kjo ndodh serish, ne radhe te pare do te jete nje turp i madh per vete PS-ne. Partia Demokristiane e Shqiperise deklaron, se nuk do te beje koalicion me ato parti politike qe nuk reflektojne qartazi per ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ne parametrat e pranuar nga te gjithe”, thote Ndoka. Nga ana tjeter, kreu i PDK-se ndalet edhe ne modelin opozitar qe duhet ndjekur ne shtator. Ai pranon se strategjia kryesore duhet te jete ne Kuvend, por shton se protestat dhe demonstratat kane rendesine e tyre dhe sherbejne per dhene mesazhet e duhura ndaj qeverise dhe nderkombetareve. “Ne mbeshtesim kursin e ri opozitar, duke mos hequr asnjehere dore nga protestat, demonstratat dhe cdo mjet tjeter demokratik”, tha dje Ndoka.

Partia Socialiste ka kerkuar rindryshimin e Kushtetutes duke pranuar se ka bere gabim me ndryshimet qe ka bere ne vitin 2008. Si e vleresoni kete nisme dhe a mendoni se eshte me urgjente nisja e reformes zgjedhore?

Pranimi i gabimit per ndryshimin e Kushtetutes ne vitin 2008, nga ana e lidershipit te PS dhe z.Rama, eshte mjaft pozitiv edhe per faktin se me kete prononcim publik rriten shanset per te riparuar gabimet dhe jo per t’i perseritur ato ne te ardhmen, si dhe duke shtuar aleatet pro ndryshimeve. Ndryshimet kushtetuese te bera me nxitim ne vitin 2008 nga nje shumice PD-PS, paten impakte mjaft negative ne jeten politike, duke shkaktuar kriza institucionale, deformim te institucioneve, si dhe goditje per institucionin e Presidentit te Republikes, te KQZ etj. Rikthimi ne gjendjen e meparshme dhe permiresime te mundshme te konsultuara gjate dhe nga te gjithe, eshte rruga e duhur, ne te cilen duhet te kaloje klasa politike dhe Kuvendi. Nisja e reformes zgjedhore nuk eshte fare urgjente, por ka rendesine e vet ne kohen e duhur. Klasa politike, mazhoranca aktuale, sapo e shkeli dhe e dhunoi Kodin aktual. Sot vendi ka nevoje per dialog politik, konsensus, raporte te drejta pozite-opozite, si dhe nje axhende te gjate te reformave te domosdoshme, qe nje nder to eshte edhe Kodi Zgjedhor. Ftesa e PD-se per reformen zgjedhore eshte thjesht demagogji, sa per te hapur nje debat shterpe politik, per te kaluar pushimet e veres. PD-ja ka dhene prova qe Kodin zgjedhor e reformon si te doje opozita dhe e zbaton, si te “doje” vete. Ndaj duhet ne radhe te pare vullnet politik per te zhvilluar zgjedhje te lira. Kjo mazhorance vertet ka pasur vullnet per ta ndryshuar Kodin Zgjedhor, por asnjehere nuk ka pasur vullnet per ta zbatuar ate, dhe asnjehere nuk ka zhvilluar zgjedhje te lira dhe te pranuara nga palet, qe per pasoje kemi tre vite ne krize te thelle besimi, politike dhe ekonomike.

Cila jane ndryshimet qe Partia Demokristiane do te kerkoje per Kodin Zgjedhor?

Ndryshimet ne Kodin Zgjedhor jane tashme te qarta per te gjithe. Se pari, administrimi i zgjedhjeve nuk duhet te kontrollohet me nga dy partite politike Partia Demokratike dhe Partia Socialiste, por nga nje trupe zgjedhore e depolitizuar. Se dyti, sistemi aktual eshte anti- kushtetues, pasi eshte dhunuar barazia e votes. Se treti, duhet te mendohet per nje forme votimi elektronik dhe kontrollit elektronik te kartave te identitetit. Si dhe shume ndryshime te tjera teknike, por te rendesishme per procesin, deri tek fletet qe hidhen ne kutite e gabuara. Nese ne Kodin Penal, citohet denimi me varje, kjo eshte e qarte. Por nese kete ekzekutim do ta beje KQZ, ajo mund ta vari nga kembet, nga duart nga gjuha, ashtu sic ajo mund ta ftilloje ligjin. Ndaj ligji duhet te cilesohet qarte: denohet me varje, por ne qafe, me litar, me stol etj, ne menyre qe Ristanet e tjere mos ta interpretojne ligjin sipas urdhrave politike dhe varjet t’i bejne nga kembet! Ndaj Kodi Zgjedhor pervec cilesise se tij, kerkon edhe mirebesim politik, standard, precedent demokratik, por jo aventura dhe urdhra politike.

Ekziston mundesia qe konsensusi mes PS dhe PD per reformen zgjedhore te lere jashte vemendjes interesat e aleateve, duke pasur parasysh ketu edhe pervojen e vitit 2008. Cili eshte qendrimi qe do te mbani ne nje situate te ngjashme?

Nese kjo ndodh serish, ne radhe te pare do te jete nje turp i madh per vete PS-ne. Partia Demokristiane e Shqiperise deklaron, se nuk do te beje koalicion me ato parti politike qe nuk reflektojne qartazi per ndryshimin e Kodit Zgjedhor ne parametrat e pranuar nga te gjithe. Ne i kemi kundershtuar ndryshimet e Kodit Zgjedhor deri ne greve urie ne Kuvend, madje se bashku me deputet e LSI-se. Per te siguruar nje garanci per te ardhmen PDK-ja do te bashkepunoje me cdo parti politike qe deshiron te kontribuoje ne kete drejtim.

Pas perfundimit te zgjedhjeve nuk ka pasur asnje takim mes aleateve te opozites per te koordinuar qendrimet. Si e vleresoni funksionimin e koalicionit dhe a jini dakord me “kursin e ri politik” qe kreu i PS ka paralajmeruar ne shtator ?

Une personalisht kam pasur takime formale dhe informale, jam konsultuar dhe kemi shkembyer pikepamje ne lidhje me situaten e krijuar pas zgjedhjeve lokale. Nuk eshte vendosur akoma per axhenden e “Opozites se Bashkuar”, por jemi te ndergjegjshem qe luften kryesore do t’a kete grupi parlamentar i opozites ne Kuvend. Lufta institucionale mbetet e preferuar nga PDK-ja, ndaj ne mbeshtesim kursin e ri opozitar, duke mos hequr asnjehere dore nga protestat, demonstratat dhe cdo mjet tjeter demokratik. Per fatin e keq, kjo mazhorance nuk degjon alternativat e opozites, nuk e deshiron debatin, nuk e kerkon konsensusin, nuk krijon hapesira per opoziten, ndaj protesta mbetet akoma nje “kambane”, qe opozita duhet ta tunde here pas here, jo vetem per ta degjuar, frikesuar dhe ndalur Berishen, por edhe per sensibilizimin e faktorit nderkombetar, qe eshte lodhur shume nga politika alla shqiptarce. Opozita ka te gjitha mundesite, ka te gjitha shanset qe fitoren e zgjedhjeve lokale ne qytetet kryesore te vendit t’a ktheje ne nje alternative qeverisese tashme jo vetem lokale, por nepermjet zgjedhjeve te parakohshme ne alternative qeverisese. Kjo mazhorance pervecse, ka torturuar popullin e vet, ka vrare qytetaret e vet, ka perjashtuar vendin nga axhenda Europiane, ka zhytur vendin ne krize politike e ekonomike, ka indinjuar te gjithe nderkombetaret dhe se fundmi ka konsumuar dhe lodhur edhe veten e vet, ndaj eshte ne te mire te saj qe te largohet sa me pare. Koha nuk punon per ta, madje cdo dite do te jete mallkim dhe ndeshkim per papergjegjshmerine e treguar.

Bisedoi Qamil Xhani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›