Berisha: Mbeshtesim qeverine e Kosoves per garantimin e sovranitetit
Situata ne Kosove dhe zhvillimet e fundit ne pikat kufitare te ketij vendi me Serbine kane qene ne tema e takimit te zhvilluar dje mes Kryeministri Sali Berisha dhe Kryeministrit kosovar Hashim Thaci. Takimi mes dy krereve te qeverise eshte zhvilluar ne Dhermi. Mesohet se biseda mes dy kryeministrave eshte perqendruar ne ceshtjen e veriut te Kosoves. Kreu i qeverise shqiptare ka shprehur dhe nje here mbeshtetjen e tij dhe qendrimin e shtetit shqiptar ne lidhje me situaten e krijuar. "Gjithashtu, Kryeministri Berisha vleresoi dhe mbeshteti vendimin e qeverise se Kosoves per t'iu pergjigjur me reciprocitet embargos disa vjecare serbe per mallrat e Kosoves dhe e siguroi z. Thaci se qeveria shqiptare do t'i jape Kosoves te gjitha lehtesirat portuale dhe cdo lehtesi tjeter, per te perballuar embargon e Serbise ndaj saj me pasoja sa me te vogla", njofton Zyra e Shtypit e Kryeministrit ne lidhje me takimin. Te dy kryeministrat ndane te njejtin qendrim se aktet kriminale ne vendkalimet ne kufirin verior te Kosoves nuk jane gje tjeter vecse akte te nxitura dhe te mbeshtetura nga qarqe ultra nacionaliste te Beogradit te cilat deshmojne qarte rrezikun qe fantazma e Serbise se madhe paraqet ende per paqen dhe stabilitetin ne rajon. Nga ana tjeter, Kryeministri Berisha vleresoi si te domosdoshme uljen e tensionit mes Kosoves dhe Serbise. Ne kete aspekt, Kryeministri Berisha vleresoi si shume te rendesishem krijimin e kushteve per vazhdimin me sukses te dialogut dhe negociatave, ne kuadrin e procesit te Brukselit, si proces midis paleve te barabarta dhe shume i rendesishem per vendet e tyre, per paqen dhe stabilitetin
Zhvillimet e fundit ne Kosove kane sjelle reagimet e nje gjithe faktorit nderkombetar. Javen e kaluar qeveria e Kosoves mori vendim per vendosjen e embargos per mallrat qe hyjne nga Serbia ne kete vend. Kjo mase u mor si shenje reciprociteti pas marreveshjes se CEFTA-s dhe tregtise se lire. Menjehere pas ketij vendimi, policia e Kosoves mori nen kontroll pikat doganore me te ndjeshme 1 dhe 31 ne veri te Mitrovices. Ne keto pika, sipas te dhenave kontrabandoheshin mallra ne sasi te konsiderueshme. Por vendimi i qeverise se Kosoves solli dhe reagime nga qarqe te caktuara te pakices serbe ne kete zone. Incidentet sollen dhe humbjen e jetes se nje efektivi te forcave te policise. Serbet te pakenaqur me kete veprim te qeverise se Kosoves dogjen piken 1 e cila me pas u kontrollua nga KFOR-i. Kjo situate e tensionuar ne veri eshte denuar nga bashkesia nderkombetare. Pak dite me pare, ne nje deklarate publike, kreu i qeverise denoi aktet e dhunes dhe garantoi mbeshtetje per qeverine e Kosoves.