E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha thyen rekordin ne Dhermi

Kryeministri Sali Berisha edhe kete vit ka zgjedhur serish bregdetin shqiptar per te kaluar disa dite pushimi. Kryeministri Berisha ndodhet ne Dhermi se bashku me familjen e tij, si dhe me niperit dhe mbesat me te cilet eshte shume i lidhur. Ashtu si edhe nje vit me pare, aktivitet kryesor te tij gjate pushimeve, kreu i qeverise ka pasur notin. Dje ai zhvilloi garen e tij tradicionale me veten e tij, gare gjate te ciles ai theu rekordin personal te nje viti me pare. Ai notoi plot 132 minuta kundrejt 127 minutave te nje viti me pare. Gara filloi ne ora 11.00 dhe u mbyll pas 132 minutave, pra ne oren 13.12 minuta. Vezhguesit e gares thane se ajo zgjati me shume se 132 minuta, por vete kryeministri preferon te deklaroje si kohe noti 132 min dhe reston ta lere per vitin tjeter.

Te dhenat per aktivitetin e kreut te mazhorances u bene publike dje nga Zyra e Shtypit e Kryeministrise. Ne nje njoftim te posacem, zyra e kryeministrit sqaron per opinionin se "kryeministri Berisha nuk deshironte ta bente publike kete veprimtari te tij private, por rrjedhja e informacionit ne media beri qe Zyra e Shtypit ta zbardhe te verteten rreth ketij aktiviteti". Kreu i qeverise se bashku me familjen prej vitesh ka zgjedhur brigjet shqiptare per te kaluar periudhen e pushimeve. Pushimi ne Dhermi gjate sezonit veror per Kryeministrin Berisha eshte kthyer ne nje ritual pothuajse te pervitshem, duke mbetur nje nga te paktet politikane te vendit qe zgjedh si destinacion per te kaluar pushimet gjithmone bukurite natyrore te Shqiperise. Ne vitin 2010 kreu i qeverise notuar ne ujerat e Jonit plot 127 minuta. Ndersa ne vitin 2009 kreu i qeverise notoi 123 minuta duke shenuar rekord personal. Pushimet ne Dhermi gjate muajit gusht, per Kryeministrin Berisha, jane kthyer ne nje ritual pothuajse te pervitshem, ku qendron se bashku me familjen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›