Bulqizë, minatorët vijojnë ditën e 8-të të grevës së urisë
Vijon dita e tetë e grevës së urisë së minatorëve të Bulqizës ndërkohë që gjendja shëndetësore e 15 minatorëve po përkeqësohet nga dita në ditë.
Minatorët janë shprehur të vendosur për vijimin e grevës së urisë edhe në ditët e ardhshme, deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Në kërkesat e tyre përfshihet rritja e pagave në masën 40 për qind, largimi i drejtorit të deritanishëm të minierës së Bulqizës, si dhe përmirësim të kushteve të sigurisë në punë për minatorët
Ndërkohë ditën e djeshme 15 minatorët grevistë u vizituan nga Këshilltari i Presidentit, Fatlum Nurja. Ai është njohur nga afër shqetësimin e tyre ndërsa ka theksuar se situata do t`i paraqitet Presidentit.