“Nuk i besojme drejtesise per Bajrin”
Te aferm te viktimave ne qytetin e Shkodres, perfshi edhe te policit Petrit Demiri, ende jane te pasigurt te drejtesia shqiptare. Edhe pse dy dite me pare Behar Bajri u arrestua ne Gent, te Belgjikes, si i dyshuar per pese vrasje, mes te cilave te efektivit dhe te gruas se tij e disa perdhunime, duke dashur te qendrojne anonime, familjaret e tre prej viktimave nuk besojne te drejtesia. “Disa here e kane liruar. Ia leme drejtesise kete ceshtje deri ne fund. Ne mos nje here, nje here do te gjendet e drejta dhe te afermit tane do te gjejne prehje”, thote A.D., rreth 50 vjec, nje prej te afermve te policit te vrare, krim per te cilin akuzohet 27-vjecari Bajri. Askush nuk guxon te permende emrin e “te fortit” te Shkodres. Mjaftohen te gjithe duke belbezuar peremrin vetor, “AI”. Behar Bajri ende ndjell frike dhe pasiguri ne qytetin e madh verior edhe kur eshte prapa hekurave, sepse i tremben nje lirimi tjeter nga qelia. Te pakten keshtu mendojne keta njerez, per te cilet nuk mjaftojne garancite e ofruara nga njerezit me toga te zeza.
Por arrestimi i Behar Bajrit ka kapur “ne befasi” disa prej uniformave blu te qytetit te Shkodres, te cilet nuk ishin ne dijeni te faktit se “i forti” i qytetit ishte ne liri. Disa prej policeve, qe kane qene ne sherbim prej vitesh, tregojne se “super i kerkuari” eshte arrestuar disa here dhe po aq here eshte liruar. “Heren e fundit qe i vume hekurat, akuzohej per vrasjen e policit Petrit Demiri”, tregon nje nga funksionaret e policise vendore. Pas hetimeve intensive, eshte arritur qe, sipas zyrtarit qe nuk deshiron te identifikohet, te provohej se 27-vjecari ishte autori i krimit dhe te fiksonin te gjitha provat ne ngarkim te Bajrit. Por, cuditerisht, pas disa muajsh, ai u lirua. “Mesuam se akuza e vrasjes kishte rene dhe njeriu i konsideruar nder me te rrezikshmit ne Shqiperi, ishte akuzuar vetem per armembajtje pa leje”, thote per gazeten “KJ” funksionari i larte i policise se Shkodres.
Funksionari i uniformave blu, qe preferon te mbetet anonim, tregon se dosja ne ngarkim te Behar Bajrit ka qene e kopsitur me se miri. “Dosja e tij penale per vrasjen e Petrit Demirit kishte te gjithe elementet e nevojshem. Ne te ishin perfshire edhe provat shkencore qe fajesonin autorin e krimit. Gjithashtu, ne dosje ne kishim pasqyruar edhe dyshimet per vepra te tjera penale te kryera nga i pandehuri, ku behej fjale per vrasje e perdhunime, por ai u denua vetem per armembajtje pa leje”, thote ai. Oficeri i policise tregon se edhe per kete veper penale, Behar Bajri mori denim minimal dhe u lirua shume shpejt, pasi u llogarit koha e paraburgimit. Nderkohe ne Gjykaten e Rrethit te Shkodres eshte veshtire te gjesh gjurme te procesit gjyqesor ne ngarkim te Behar Bajrit, pasi ai eshte gjykuar ne Tirane, ne Gjykaten per Krimet e Renda.
Ll.R
“Kemi frike, pasi do ta lirojne serish”
“Si ka hyre e ka dale edhe here te tjera, mbase hyn e del edhe kete here. Nuk e ka per here te pare. U mesuam me kete. Na therrasim disa here te deshmojme dhe marrim te njejtat kercenime direkt a indirekt”, thote per “Koha Jone” A. D., rreth 50 vjec, nje nga te afermit e policit te vrare Petrit Demiri. Ai tregon me gisht tre persona te tjere, qe jane diku me larg, prane dyerve te Gjykates se Rrethit te Shkodres. “Edhe ata per kete pune jane ketu, por kane frike te flasin. E pra, atij burrit aty (A. D., tregon me gisht njerin prej njerezve), i kane vrare vajzen, por i duhet te mendoje per anetaret e tjere te familjes”, perfundon rrefimin 50-vjecari.
Gjykata e liroi, u arratis ne Belgjike
Agjentet e Interpolit arrestuan, pas tri vitesh kerkimi ne Gent, te Belgjikes, Behar Bajrin, (Rustemi), 27 vjec, nga Shkodra, i akuzuar per pese vrasje dhe disa perdhunime. Bajri ishte i denuar me 9 vjet burg, ndersa per vrasjen e policit Petrit Demiri, kishte bere vetem dy vjet, nen akuzen e “armembajtjes pa leje” dhe ishte liruar nga gjykata. Vetem nje vit me pare, ai eshte denuar me 9 vjet heqje lirie dhe 2 milione leke gjobe nga Gjykata e Apelit per Krime te Renda Tirane, per kryerjen e vepres penale te “shtrengimit me ane te kanosjes, ose dhunes per dhenien e pasurise”. Gjithashtu, Bajri eshte autori i dyshuar per pese vrasje te kryera ne qytetin e Shkodres, ndersa ne arrati perdorte gjeneralitete false me emrin Mitko Kamenov, i datelindjes 25 maj 1978.