Ndoka: Të mbrojmë votën
Tiranë (Start) - Duke e marrë fjalën në mitingun e djeshëm të organizuar në Sheshin Skenderbej, nga PDK dhe LSI, kryetari i PDK, z Nard Ndoka falenderoi qytetarët e Tiranës dhe të të gjithë Shqipërisë për publike, dhënë jo vetëm gjatë ditëve të grevës së urisë, por edhe në mitingun në përpjekjen e përbashkët për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri.
Ndoka garantoi qytetarët shqiptarë se PDK nuk do të lejojë vjedhjen e votës, se vota e çdo qytetari do të numrohet, pavarësisht përpjekjes për të vjedhur zgjedhjet nëpërmjet një kodi të deformuar të hartuar dhe të miratuar nga dy partitë e vjetra, te cilat e ndiejnë braktisjen e madhe që u kanë bërë shqiptarët dhe e kanë të qartë se në këto zgjedhje i pret ndëshkimi më i rëndë në histroinë e këtyre shtatëmbëdhjetë vjetëve.
Ndoka tha se përtej të djathtës dhe të majtës, ka komunizëm dhe fashizëm, nuk ka politike të re, nuk ka Europë siç pretendon lideri i PS-së Edi Rama, i cili për të ruajtur pushtetin në krye të partisë së tij, bëhet palë në vjedhjen e zgjedhjeve, në dhunimin e votës dhe të demokracisë, në marrjen peng të së ardhmes europiane të Shqipërisë.
“Sot e majta dhe e djathta kanë një mision të përbashkët, të garantojnë votën nesër”, tha kreu demokristian.
Ndoka tha se greva e urisë bëri që shqiptarët të kuptojnë qartazi se kush janë Rama dhe Berisha dhe çfarë ata kërkojnë të bëjnë.
Ai shtoi se me kodin e miratuar tashmë me kartonat e dy partive të vjetra zgjedhjet janë të kontestuara qysh tani, çka krijon një kosto të jashtëzakonshme për të ardhmen e vendit.
“Ne jemi ne këtë shesh për të shpëtuar zgjedhjet, per të garantuar të ardhmen europiane të vendit”,- tha Ndoka.
Ai përmendi faktin se PD dhe PS kanë një histori të gjatë në vjedhjen e votës, se këto dy parti asnjëherë nuk kanë lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të lira, sepse në këto shtatëmbdhëdhjetë vjet ato kanë vjedhur votat e njëra-tjterës dhe të partive të tjera, të djathta apo të majta. Duke e ndierë se tashmë janë rrudhur, duke e ndjerë se elektorati shqiptar i ka braktisur të dyja bashkë, si partitë përgjegjëse për tranzicionin e gjatë, korrupsionin e shfrenuar, krimin e organizuar, si parti të pallateve që shemben dhe të Gërdecit, ato, nga kundërshtare të egra u bënë aleate për të vjedhur votat dhe për të siguruar maxhoranca fiktive, pushtet të pavotuar, institucione ilegjitime, vetëm për të mbrojtur korrupsionin dhe interesat e klaneve të tyre mafioze.